Bashkia e kryeqytetit krijon një ekip rinor vullnetar për reagim të shpejtë “SOfia HELPers”. Iniciativa për krijimin e grupeve rinore, të gatshme të ndihmojnë në drejtime të ndryshme dhe në situata krizash, është e drejtorisë “Sport dhe veprimtari rinore” të Bashkisë.
803 të rinj nga mosha 15 deri në 29 vjeç janë përfshirë në një anketë anonime për përcaktimin e interesave të tyre dhe gatishmërisë për t’u përfshirë në veprimtari të ndryshme vullnetare. Ekipet që marrin pjesë në iniciativë do të ndihmojnë të moshuar, fëmijë, të rinj dhe persona me aftësi të kufizuara, do të kujdesen për kafshë në strehimore ose në rrezik, si dhe në fushata për adoptimin e kafshëve të rrugës. Do të marrin pjesë gjithashtu në aksione për pastrim, mbjellje të pemëve, luleve dhe shkurreve.

Të rinjtë kanë shprehur gatishmëri për vullnetarizëm edhe gjatë ngjarjeve kulturore, sportive dhe festivaleve, si dhe për të ndihmuar gjatë krizave, të lidhura me evakuime ose kërkime njerëzish.
Nga bashkia e kryeqytetit theksojnë se çdo i ri midis 15 dhe 29 vjeç, që dëshiron të përfshihet, duhet të dërgojë formularin e anketës dhe deklaratën për përpunimin e të dhënave personale në emailin: mladi@sofia.bg. Për personat nën 18 vjeç kërkohet edhe deklaratë miratimi nga prindi. Pjesëmarrësit në SOfia HELPers do të marrin periodikisht nga bashkia e kryeqytetit buletin me iniciativa dhe misione, në të cilat mund të përfshihen.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: Bashkia e kryeqytetit, Pixabay
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..