Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lobimi anti-bullgar i Shkupit në Bruksel dhe çfarë po bën Bullgaria për ta kundërshtuar atë

Foto: europarl.europa.eu

"Lobimi, neglizhenca apo madje shkelja e sigurisë kombëtare – si i mëson Shkupi paraprakisht propozimet bullgare në lidhje me dokumentet evropiane?" Kjo pyetje lindi në mënyrë të arsyeshme pasi Kryeministri i fqinjit tonë jugperëndimor, Hristijan Mickoski, zbuloi se ishte i njohur me tekstet nga raporti mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në integrimin e saj evropian. Dhe në veçanti - me faktin që pala bullgare ka propozuar që dokumenti të përfshijë përkufizimin e identitetit, kulturës dhe gjuhës maqedonase, si"modernе", në vend të "shumëshekullore",propozuar më parë.

Kujtojmë se Radio Bullgaria ishte ndër mediat e para që shkroi për rastin - se përmes kanaleve zyrtare, Mickoski dhe udhëheqja maqedonase nuk mund të mësonin për përmbajtjen e raportit, që do të thotë se bëhet fjalë për rrjedhje informacioni.Informacioni zyrtar në lidhje me propozimet për ndryshime në raport, të cilat aktualisht numërojnë mbi 300, është i disponueshëm vetëm për raportuesin kryesor - Thomas Weitz nga “të Gjelbrit”, si dhe për 7 të ashtuquajturit "raportues në hije".

Thomas Weitz

Ky gabim, qoftë i qëllimshëm apo jo, çoi në një ortek reagimesh, duke rezultuar në shtyrjen e mbledhjes së Komisionit të Zgjerimit në Parlamentin Europian, i cili nuk pritet të mblidhet për këtë temë deri më 24 qershor.

Kjo u pasua nga një bashkim i paprecedentë i absolutisht të gjithë përfaqësuesve bullgarë në PE dhe 17 eurodeputetët tanë kërkuan një hetim të plotë të rastit. Një reagim pasoi edhe në një nivel të lartë në pushtetin ekzekutiv- nga Kryeministri Rosen Zheljazkov dhe Ministri i Punëve të Jashtme Georg Georgiev.

“Nuk ka arsye për t’u gëzuar për shtyrjen e votimit për raportin”, tha për Radio Bullgarinë Ivajllo Vëllçev, një nga raportuesit në hije, eurodeputet nga “Ka një Popull të Tillë” dhe Partia e Konservatorëve dhe Reformiste Evropiane, i cili ishte i pari që sinjalizoi çështjen e “identitetit dhe gjuhës shumëshekullore maqedonase”.

Ivajllo Vëllçev

"Kjo është një shtyrje e votimit, jo një shtyrje e raportit. Kemi tre javë për të kërkuar maksimumin që mund të bëjmë, dhe dëshira ime si raportues në hije është që të ketë të paktën një raund tjetër negociatash. Z. Weitz, ashtu siç ishte mjaftueshëm i mençur për të kërkuar një shtyrje të raportit, duhet të jetë mjaftueshëm i mençur për të organizuar një raund tjetër negociatash nga raportuesit në hije, në mënyrë që të mund t'i sqarojmë përsëri të gjitha këto çështje të ndjeshme."

Vëllçev i bëri thirrje shtetit bullgar të aktivizojë diplomacinë e tij, dhe palëve - kontaktet e tyre me partitë simotra dhe të shpjegojnë se ku qëndron problemi.

"Sepse ky raport është i papranueshëm jo për Bullgarinë, por për Bashkimin Evropian. Ky raport përmban deklarata që hedhin dyshime mbi disa nga gurët themelorë mbi të cilët është ndërtuar Bashkimi Evropian."

A ka, dhe nëse po, nga vjen rrjedhja e informacionit në drejtim të Shkupit?Autoritetet kompetente në Bruksel ende nuk kanë dhënë një deklaratë pas pyetjes së përfaqësuesve bullgarë të BE-së.

Në asnjë rast shtyrja e raportit nuk është një fitore, por një "qetësi e përkohshme", veçanërisht duke pasur parasysh se është e qartë se autoritetet në Shkup kanë pasur një rol në hartimin e dokumentit, tha kategorikisht Kostadin Filipov, anëtar i Institutit Shkencor Maqedonas në Sofje, si dhe gazetar i Radios Kombëtare Bullgare dhe korrespondent në Shkup.

Kostadin Filipov

"Duket se jemi në pikën zero në këtë situatë. Gjithmonë kam qenë i shqetësuar se diplomacia bullgare, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me RSM-në, po ecën ngadalë, gjë që është shumë e çuditshme”, tha Filipov për Radio Bullgarinë.

Dhe theksoi - gjithmonë në 35 vitet e fundit autoritetet pranë Vardarit kanë "ndërkombëtarizuar" çdo problem dypalësh - domethënë ato nuk kërkojnë një zgjidhje në nivel dypalësh, por në periferi të Parlamentit Evropian me "mjete ligjore, gjysmë-ligjore dhe të paligjshme".

Padyshim që ka një lobim të fortë nga ana e Shkupit, është kategorik eksperti për Ballkanin Perëndimor. Por ai thekson se veprimet dhe fjalët e Mickoskit, të cilat shumë i konsiderojnë një gabim ose një "lëshim" të paqëllimshëm, nuk janë aspak të rastësishme.

A do të arrijë Bullgaria të imponojë qëndrimin e saj, apo lobimi i Shkupit do të arrijë të bindë eurodeputetët të pranojnë pikëpamjen maqedonase mbi historinë, do ta shohim më 24 qershor.Dhe për momentin, "beteja" është tërësisht në sferën e diplomacisë, dhe sipas informacioneve nga Radio Bullgaria, aktualisht po bëhen përpjekje të mëdha në këtë drejtim.Por përpjekjet, legjitime apo jo, nuk ndalen edhe nga ana e autoriteteve në Shkup.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: europarl.europa.eu, BGNES, BTA, AP/BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministrja Temenuzhka Petkova

Sipas Ministrit të Financave, Presidenti po merr rolin e udhëheqësit të opozitës

Presidenti Rumen Radev ka qenë prej kohësh i përfshirë në jetën politike të vendit dhe tani dëshiron të marrë rolin e udhëheqësit të opozitës. Kështu deklaroi Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova në Tërgovishte. "Pas gati katër vitesh qeverisjeje..

botuar më 25-04-25 6.06.MD

PP vuri në dukje korrupsionin si një tipar dallues të kabinetit në 100 ditët e para të qeverisjes

“Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) theksoi korrupsionin si një nga mangësitë kryesore të qeverisjes njëqind ditësh të GERB-it, “BSP – E majta e bashkuar” dhe “Ka një popull tillë” (ITN). Partia nuk heq dorë nga vota e mosbesimit pas marrjes së raportit..

botuar më 25-04-24 5.44.MD
Hrusto Grozev

Gazetari Hristo Grozev: Për Moskën, lufta hibride është një ideologji dhe një industri

Për Rusinë, lufta hibride është një ideologji dhe një industri, këtë e deklaroi gazetari investigativ Hristo Grozev para eurodeputetëve nga komiteti special për mbrojtjen e demokracisë evropiane. Grozev mori pjesë online në takimin, i cili diskutoi..

botuar më 25-04-23 10.34.PD