Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 17°C. Në Sofje do të jenë 10°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht me diell. Mbi Bullgarinë Lindore vranësirat do të jenë të dendura dhe pasdite, në disa zona, do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me vetëtima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 25 dhe 30°C, ndërsa në kryeqytet rreth 25°C.
Në male moti gjithashtu do të jetë kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës, mbi masivet malore të Bullgarisë Lindore do të zhvillohen re të dendura shiu, të shoqëruara me reshje të shkurtra dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 18°C, ndërsa në 2000 metra – rreth 12°C.
Në bregdetin e Detit të Zi, vranësirat do të jenë të dendura, dhe pasdite do të zhvillohen edhe vranësira reshjesh, kryesisht në bregun verior, ku në disa zona priten reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me vetëtima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 22 deri në 24°C. Temperatura e ujit të detit është 22–23°C. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Të dielën moti do të jetë kryesisht me diell. Mundësia për reshje do të jetë e vogël. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 25 dhe 30°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..