Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po kërkohen mënyra për evakuimin e bullgarëve që dëshirojnë të largohen nga Izraeli dhe Irani

Ministria e Punëve të Jashtme
Foto: Ministria e Punëve të Jashtme

Një grua izraelite me origjinë bullgare humbi jetën gjatë një sulmi iranian mbi një bllok në qytetin izraelit Bat Jam, dje, raportuan korrespondentet e BNR-së në Izrael, Fenja dhe Iskra Dekalo.

Aktualisht, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka informacione për ndonjë qytetar bullgar të vrarë apo të lënduar në Izrael, njoftoi Nikolina Kuneva, ambasadore për çështje speciale në Drejtorinë “Lindja e Mesme dhe Afrika” dhe ish-ambasadore e Bullgarisë në Teheran, gjatë një konference për shtyp lidhur me konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Qendra e koordinimit, e formuar me urdhër të kryeministrit Rosen Zheljazkov për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadat dhe institucione të tjera të përfshira në ngjarjet aktuale. Sipas fjalëve të Kunevës, më shumë se 50 persona kërkuan evakuimin nga Izraeli. "Jemi në proces vlerësimi të momentit më të përshtatshëm për të zbatuar planet e evakuimit. Për ne prioritet është siguria, jo shpejtësia, pasi situata është shumë e ndërlikuar," tha Kuneva, njofton BTA.

Sa i përket Iranit, Kuneva theksoi se komuniteti bullgar atje është më i vogël se ai në Izrael – jo më shumë se 50 persona. Lista me ata që dëshirojnë evakuim do të përgatitet kur të ketë mundësi për realizimin e tij, shtoi ajo.

11 bashkatdhetar tanë, që kërkuan evakuim nga Jordania, tashmë u kthyen në Bullgari.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ushtria tani ka të drejtë të rrëzojë dronë edhe në kohë paqeje

Parlamenti më në fund ka miratuar ndryshimet në Ligjin e Mbrojtjes. Ato zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe aktivizimin e forcave të armatosura. Ndryshimet krijojnë mundësinë e përdorimit të armëve kundër..

botuar më 25-10-31 9.58.PD

Muzeu i Historisë Natyrore – Burgas dërgon një mesazh me një ekspozitë për ruajtjen e Detit të Zi

“Deti i Zi – unik dhe i panjohur” është emri i ekspozitës që Muzeu Rajonal i Historisë – Burgas do të prezantojë sot, 31 tetor, në Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Ajo synon të tërheqë vëmendjen e shoqërisë ndaj pasurisë dhe cenueshmërisë së..

botuar më 25-10-31 5.45.PD

Akademia Bullgare e Shkencave nderon iluministët e popullit me një ceremoni dhe ekspozitë solemne

Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 31 tetor, Ditën e Iluministëve të Popullit – 1 nëntor , me një ceremoni dhe ekspozitë solemne, raportoi BTA. Ngjarja do të hapet nga presidentja e akademisë Evelina Sllavçeva, dhe Akad. Ivan Granitski..

botuar më 25-10-31 4.35.PD