Një grua izraelite me origjinë bullgare humbi jetën gjatë një sulmi iranian mbi një bllok në qytetin izraelit Bat Jam, dje, raportuan korrespondentet e BNR-së në Izrael, Fenja dhe Iskra Dekalo.
Aktualisht, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka informacione për ndonjë qytetar bullgar të vrarë apo të lënduar në Izrael, njoftoi Nikolina Kuneva, ambasadore për çështje speciale në Drejtorinë “Lindja e Mesme dhe Afrika” dhe ish-ambasadore e Bullgarisë në Teheran, gjatë një konference për shtyp lidhur me konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Qendra e koordinimit, e formuar me urdhër të kryeministrit Rosen Zheljazkov për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadat dhe institucione të tjera të përfshira në ngjarjet aktuale. Sipas fjalëve të Kunevës, më shumë se 50 persona kërkuan evakuimin nga Izraeli. "Jemi në proces vlerësimi të momentit më të përshtatshëm për të zbatuar planet e evakuimit. Për ne prioritet është siguria, jo shpejtësia, pasi situata është shumë e ndërlikuar," tha Kuneva, njofton BTA.
Sa i përket Iranit, Kuneva theksoi se komuniteti bullgar atje është më i vogël se ai në Izrael – jo më shumë se 50 persona. Lista me ata që dëshirojnë evakuim do të përgatitet kur të ketë mundësi për realizimin e tij, shtoi ajo.
11 bashkatdhetar tanë, që kërkuan evakuim nga Jordania, tashmë u kthyen në Bullgari.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e Punëve të Jashtme
Transporti hekurudhor i pasagjerëve në BE u rrit me 5.8% gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia Statistike Eurostat. Vitin e kaluar, me tren u realizuan 443 miliardë kilometra-pasagjer (pkm), që është niveli më i lartë..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në bregdetin e Detit të Zi - deri në 10°, në Sofje - do të jetë rreth 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell me re të larta të shpërndara, para mesditës në vende të rrafshnalta do të ketë..
Kuvendi Popullor vendosi të ndalojë përkohësisht eksportin dhe furnizimet e produkteve të naftës brenda Bashkimit Evropian, kryesisht të naftës dhe karburanteve ajrore. Vendimi u miratua me 135 vota “pro”, 4 “kundër” dhe 42 “abstenime” dhe u paraqit..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..