Sallata bullgare “Shopska” ka fituar një vend ndër 24 sallatat më të mira në botë sipas një renditjeje të re të publikuar nga CNN, raportoi BGNES. Pjata e freskët, е ngjyrshme dhe e dashur në të gjithë Evropën Juglindore, zuri vendin e saj të merituar përkrah pjatave klasike të vlerësuara me çmime, si sallata greke “Horiatiki”, sallata franceze “Niçoise” dhe sallata meksikane “Cezar”.
Media e përshkroi sallatën “Shopska” si "produktin më të famshëm kulinar të Bullgarisë", të njohur për "kombinimin e thjeshtë por të shkëlqyer të domateve të pjekura të grira, kastravecave krokante, specave të pjekur, qepëve, majdanozit dhe një sasi të bollshme djathi të thërrmuar - të gjitha të spërkatura lehtë me vaj ulliri".
Artikulli thotë se e kuqja, jeshilja dhe e bardha në sallatë pasqyrojnë ngjyrat e flamurit bullgar, duke e bërë atë jo vetëm një pjatë freskuese, por edhe një simbol të krenarisë kombëtare.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Edicioni i tretë i festivalit "Mbrëmja e Kulturës Bullgare - 2025" në qytetin e Durrësit, Shqipëri, u zhvillua në një atmosferë të mrekullueshme festive. Kjo u njoftua në Facebook nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë. Valltarët nga klubi i..
Zemra dhe ritmi i shpirtit bullgar – me këto fjalë mund ta përkufizojmë në mënyrë metaforike Tubimin Kombëtar të Artit Popullor Bullgar. Tradicionalisht që nga viti i largët 1965, eventi organizohet një herë në pesë vjet në fundjavën e parë të gushtit..
Dashuria për folklorin bullgar bashkon turistë nga tre kontinente në një tur kulturor të rajonit të Silistrës. Një nga ndalesat për mysafirët nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia, të tërhequr nga magjia e traditës bullgare, është fshati Profesor..
Edicioni i tretë i festivalit "Mbrëmja e Kulturës Bullgare - 2025" në qytetin e Durrësit, Shqipëri, u zhvillua në një atmosferë të mrekullueshme festive...