Ministria merr shënim përmbajtjen e Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë vlerësimet dhe konstatimet në lidhje me gjendjen e integrimittë saj evropian.
"Ne mirëpresim vendosmërinë e AFET-it për të mos lejuar veten të përfshihet në narrativa spekulative nacionaliste që lidhen me pretendimet për një "identitet shekullor maqedonas", të cilat bien ndesh me vlerat evropiane të përfshirjes dhe lëndojnë ndjenjat si të bullgarëve, ashtu edhe të përfaqësuesve të komuniteteve të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut", vuri në dukje Ministria bullgare e Punëve të Jashtme në qëndrimin e saj. Ajo thekson se Bullgaria "nuk ka kundërshtime ndaj perceptimeve bashkëkohore "moderne" të identitetit të ndonjë individi ose komuniteti - kjo është çështje zgjedhjeje personale.
Fatkeqësisht, interpretimi manipulues i këtij qëndrimi nga autoritetet në Shkup shpesh shërben si justifikim për mospërmbushjen e angazhimeve të marra. Kjo është një nga arsyet për vonesën në procesin e integrimit evropian të RSM-së".
Ministria bullgare e Punëve të Jashtme thekson se shqetësimet e vendit tonë në lidhje me politikat e RSM-së "lidhen kryesisht me dy çështje kryesore:
1. Garantimi i të drejtës së bullgarëve në RSM për vetëvendosje, pa frikën e persekutimit dhe diskriminimit;
2. Parandalimi i provokimeve kundër miliona qytetarëve bullgarë - qytetarë të Bashkimit Evropian - shumë prej të cilëve janë pasardhës të bullgarëve nga rajoni gjeografik i Maqedonisë".
Ministria e Punëve të Jashtme thekson se vendi ynë mbetet i përkushtuar ndaj të gjitha elementeve të Konsensusit Evropian të vitit 2022, zbatimi i të cilit është e vetmja mundësi për integrimin evropian të fqinjit tonë jugperëndimor. Ky qëndrim konfirmohet kategorikisht nga vendimet e Asamblesë Kombëtare të qershorit 2022 dhe majit 2025.
Lexoni më tepër:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: MPJ
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..