Kirill Petkov njoftoi në një konferencë për shtyp se po merr përgjegjësinë politike dhe po jep dorëheqjen si bashkëkryetar i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) (pjesë e koalicionit "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" – PP-DB, e cila ka numrin e dytë më të madh të deputetëve në Asamblenë Kombëtare) dhe po largohet nga parlamenti si deputet.
Dorëheqja vjen në sfondin e një skandali, i cili ka të bëj me PP-në. Ai shpërtheu pasi të hënën, më 23 qershor, kryetarët e bashkive të zonave të mëdha metropolitane "Ljulin" dhe "Mlladost", Georgi Todorov dhe Ivajllo Kukurin, njoftuan se po largoheshin nga partia dhe do të vazhdonin të ushtronin detyrën si kryetarë të pavarur për shkak të presionit të ushtruar mbi ta për të marrë pjesë në procedurat e prokurimeve publike të dakorduara më parë. Të nesërmen, zëvendëskryetari i bashkisë së Sofjes, Nikolla Barbutov, përgjegjës për "Politikat Evropiane, Çështjet Ndërkombëtare dhe Turizmin", u mor nga policia nga Bashkia e Sofjes për t'u marrë në pyetje në Komisionin Kundër Korrupsionit. Sot, kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, e shkarkoi Barbutovin nga posti i tij dhe caktoi një audit të brendshëm të të gjitha prokurimeve publike me Barbutovin si autoritet kontraktues, raportoi gazetarja Evelina Stojanova.
Më herët gjatë ditës, u përhap në media një regjistrim, për të cilin supozohet se është midis nënkryetarit të bashkisë së Sofjes, Nikolla Barbutov, dhe kryetarit të distriktit Ljulin, Georgi Todorov, ku bëhet fjalë për marrëveshje për prokurimе publikе në Bashkinë e Sofjes.
"Nuk e di nëse ky regjistrim është i vërtetë, por nëse është i vërtetë, është një dështim i integritetit të këtyre njerëzve", komentoi Petkov. Ai ishte kategorik se askush nga udhëheqja e partisë nuk dinte se kishte bisedime për para nga kuadro të partisë dhe se asnjë nga njerëzit e përfshirë në këtë nuk e kishte kontaktuar as atë, as ndonjë zyrtar tjetër të lartë të PP-së, raportoi gazetarja Maria Fileva. Petkov njoftoi se Asen Vasilev do të mbetej në krye të partisë. Vetë Vasilev nuk mori pjesë në konferencë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Natën , nga veriperëndimi do të depërtojë ajër i freskët me erë të moderuar. Në rajonet perëndimore, veriore dhe malore do të bjerë shi i shoqëruar me bubullima . Do të ketë kushte për breshër. Të shtunën , era do të orientohet nga..
Më 28 qershor, të shtunën, në zonën e quajtur "Sllavçeto" në vetë vijën kufitare mes Serbisë dhe Bullgarisë, do të mbahet tubimi tradicional kufitar "Sllavçeto", njofton "Glaspress". Kjo veprimtari, që zhvillohet prej dekadash, mbledh bullgarë nga të..
Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill Levski” në Veliko Tërnovo, njofton korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Nëse deri tani..
Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit..
Natën , nga veriperëndimi do të depërtojë ajër i freskët me erë të moderuar. Në rajonet perëndimore, veriore dhe malore do të bjerë shi i shoqëruar me..
Në tremujorin e parë të vitit 2025, çmimet e banesave në Bullgari u rritën me 15.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të..