Kirill Petkov njoftoi në një konferencë për shtyp se po merr përgjegjësinë politike dhe po jep dorëheqjen si bashkëkryetar i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) (pjesë e koalicionit "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" – PP-DB, e cila ka numrin e dytë më të madh të deputetëve në Asamblenë Kombëtare) dhe po largohet nga parlamenti si deputet.
Dorëheqja vjen në sfondin e një skandali, i cili ka të bëj me PP-në. Ai shpërtheu pasi të hënën, më 23 qershor, kryetarët e bashkive të zonave të mëdha metropolitane "Ljulin" dhe "Mlladost", Georgi Todorov dhe Ivajllo Kukurin, njoftuan se po largoheshin nga partia dhe do të vazhdonin të ushtronin detyrën si kryetarë të pavarur për shkak të presionit të ushtruar mbi ta për të marrë pjesë në procedurat e prokurimeve publike të dakorduara më parë. Të nesërmen, zëvendëskryetari i bashkisë së Sofjes, Nikolla Barbutov, përgjegjës për "Politikat Evropiane, Çështjet Ndërkombëtare dhe Turizmin", u mor nga policia nga Bashkia e Sofjes për t'u marrë në pyetje në Komisionin Kundër Korrupsionit. Sot, kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, e shkarkoi Barbutovin nga posti i tij dhe caktoi një audit të brendshëm të të gjitha prokurimeve publike me Barbutovin si autoritet kontraktues, raportoi gazetarja Evelina Stojanova.
Më herët gjatë ditës, u përhap në media një regjistrim, për të cilin supozohet se është midis nënkryetarit të bashkisë së Sofjes, Nikolla Barbutov, dhe kryetarit të distriktit Ljulin, Georgi Todorov, ku bëhet fjalë për marrëveshje për prokurimе publikе në Bashkinë e Sofjes.
"Nuk e di nëse ky regjistrim është i vërtetë, por nëse është i vërtetë, është një dështim i integritetit të këtyre njerëzve", komentoi Petkov. Ai ishte kategorik se askush nga udhëheqja e partisë nuk dinte se kishte bisedime për para nga kuadro të partisë dhe se asnjë nga njerëzit e përfshirë në këtë nuk e kishte kontaktuar as atë, as ndonjë zyrtar tjetër të lartë të PP-së, raportoi gazetarja Maria Fileva. Petkov njoftoi se Asen Vasilev do të mbetej në krye të partisë. Vetë Vasilev nuk mori pjesë në konferencë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Gjatë konferencës së parë kombëtare kushtuar turizmit të pelegrinazhit në Bullgari, me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit Mirosllav Borshosh dhe Mitropolitit të Evropës Perëndimore dhe Qendrore Anthoni, përfaqësuesve të klerit dhe sektorit të..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë kushte më të mira pune, rritje të pagave, kushte motivuese për trajnime pasuniversitare dhe një..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi do të mbetet nën ndikimin e një mase të nxehtë ajri. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet..
Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë..
Gjatë konferencës së parë kombëtare kushtuar turizmit të pelegrinazhit në Bullgari, me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit Mirosllav Borshosh dhe..