Pas vitesh të tëra në skenë në Bullgari dhe në mbarë botën, Zornica Petrova prezanton këngën e saj të parë origjinale - "Fluturo". Sipas Zornicës, kënga "Fluturo" i erdhi vetë. Ajo krijoi muzikën dhe tekstin, ndërsa Shterion Pilidov bëri aranzhimin.
Këngëtarja thotë se "Fluturo” lindi gjatë një periudhe të vështirë për të, në të cilën ajo po kërkonte rrugën e saj si krijuese:

"Kam përjetuar çdo fjalë që kam kënduar. Ishte shumë e vështirë për mua gjatë kësaj periudhe. Unë besoj se kur themi për një këngë se është e suksesshme dhe e fortë, ajo është e tillë, sepse çdonjëri i bën vetes pyetjet: "A nuk është tepër vonë për mua? A mund ta përballoj? Çfarë do të thonë njerëzit?" Kjo ishte ajo që më prekte dhe ajo që përjetoja në atë kohë. Nuk është tepër vonë për sa kohë që je i gjallë. Për sa kohë që merr frymë, ke kohë për t'i bërë ëndrrat e tua realitet – këtë ia them edhe vetes sime. E kam përmbushur atë që i premtova Zornicës së vogël, tani është koha të ndryshoj shkallën."
Foto: Facebook/Zornitsa Petrova
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA