Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Fluturo"

Zornica Petrova këndon për guximin për të fluturuar

Foto: Facebook/Zornitsa Petrova

Pas vitesh të tëra në skenë në Bullgari dhe në mbarë botën, Zornica Petrova prezanton këngën e saj të parë origjinale - "Fluturo". Sipas Zornicës, kënga "Fluturo" i erdhi vetë. Ajo krijoi muzikën dhe tekstin, ndërsa Shterion Pilidov bëri aranzhimin.

Këngëtarja thotë se "Fluturo” lindi gjatë një periudhe të vështirë për të, në të cilën ajo po kërkonte rrugën e saj si krijuese:


"Kam përjetuar çdo fjalë që kam kënduar. Ishte shumë e vështirë për mua gjatë kësaj periudhe. Unë besoj se kur themi për një këngë se është e suksesshme dhe e fortë, ajo është e tillë, sepse çdonjëri i bën vetes pyetjet: "A nuk është tepër vonë për mua? A mund ta përballoj? Çfarë do të thonë njerëzit?" Kjo ishte ajo që më prekte dhe ajo që përjetoja në atë kohë. Nuk është tepër vonë për sa kohë që je i gjallë. Për sa kohë që merr frymë, ke kohë për t'i bërë ëndrrat e tua realitet – këtë ia them edhe vetes sime. E kam përmbushur atë që i premtova Zornicës së vogël, tani është koha të ndryshoj shkallën."

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/Zornitsa Petrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Kundër Kohës"… Kthimi i grupit "Faktor"

Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..

botuar më 25-11-20 6.05.PD

32 violinistë të rinj nga 14 vende marrin pjesë në konkursin "Vasko Abaxhiev"

Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..

botuar më 25-11-20 5.20.PD

"Ulu pranë meje, mik" – Stefan Dimitrov dhe Stefan Diomov në një skenë

"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..

botuar më 25-11-19 6.10.PD