Në qytetin sllovak Šamorin, Petër Micin fitoi medaljen e argjendtë në 200 metra stil i lirë në Kampionatin Evropian të Notit për meshkuj dhe femra nën 23 vjeç.
Bullgari përfundoi me rezultat 1:46.48 minuta, duke përmirësuar me 2 të qindtat arritjen e tij të mëparshme - rekordin kombëtar për meshkujt në këtë disiplinë. Në finale, Micin u kalua vetëm nga kampioni i 200 metrave stil i lirë nga Lojërat Olimpike Verore 2024 në Paris, David Popovic (Rumani). Ai përfundoi me rezultat 1:43.64 minuta. I treti në podium ishte britaniku Charlie Hutchison.
Për Petër Micin, kjo është medalja e dytë nga kampionatet e Kontinentit të Vjetër në këtë grupmoshë. Dy vjet më parë, ai u bë kampioni evropian në 400 metra stil i lirë në Dublin, Republika e Irlandës.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Mbi 400 pjesëmarrës do të vrapojnë në edicionin e 11-të të "Maratonës Ekiden" të Sofjes 2025. Gara do të mbahet më 6 shtator dhe i kushtohet përvjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore . Fillimi i vrapimit është..
Aleksandër Vasilev është kualifikuar për çerekfinalet e turneut të hapur për të rinj, raportoi BTA. Bullgari - gjysmëfinalist i Wimbledonit dhe nr. 4 në programin e turneut, tregoi karakter të fortë dhe mposhti Jan Kumsat nga Republika Çeke..
Kampioni i Wimbledon për të rinj dhe i renditur i pari në renditje, Ivan Ivanov, kaloi lehtësisht në raundin e tretë në grupmoshën e tij, raportoi BTA. Nisje e fortë për Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev në US Open Në raundin e dytë,..