Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shembuj të kulturës muzikore bullgare:

Dimitër Vëllçev – "Një trëndafil bullgar"

Dimitër Vëllçev gjatë një regjistrimi në Studion e Parë të BNR-së (1971)
Foto: arkiva personale

Krijimet e muzikantit të madh Dimitër Vëllçev për skenën bullgare, kinemanë, televizionin dhe në zhanret popullore, janë jo vetëm mbresëlënëse, por edhe tashmë të njohura si trashëgimi kombëtare klasike. Nga gëzimi i thellë krijues kanë lindur hitet e tij të paharrueshme dhe më e dashura prej tyre, që ka marrë statusin e një himni të paformalizuar kombëtar për dekada – "Një trëndafil bullgar". Autori i tekstit, Najden Vëllçev, ka mbaruar për drejtësi, por që nga vitet 1950 të shekullit të XX-të ka bërë karrierë si gazetar i suksesshëm dhe përkthyes.
Dimitër Vëllçev (1929-1995)
"Një trëndafil bullgar" u lejua të marrë pjesë në konkursin më prestigjioz bullgar për muzikë pop në atë kohë – "Orfeu i Artë". Kur Najden Vëllçev  pyeti se kush do ta këndonte këngën, kompozitori tha vetëm – një vajzë e re. Në "Orfeu i Artë" të vitit 1970, Pasha Hristova, 24 vjeçe, nuk u nderua as me Çmimin e Madh për këngëtare, as nuk u vlerësua në konkursin ndërkombëtar të këngës. Ajo këndoi dy këngë pop – "Fryj, erë" të Josif Cankov dhe Dimitër Vasiliev dhe "Një trëndafil bullgar" të Dimitër Vëllçev dhe Najden Vëlçev. E para mori Çmimin e Madh për këngë bullgare, e dyta – Çmimin e Parë. Për shumë specialistë, fakti që kënga e Dimitër Vëllçev u nderua me çmimin e parë dhe jo me çmimin e madh, është ende i paqartë. Mbase kjo ka qenë situata politike e kohës. Dhe në vitin 2000, "Një trëndafil bullgar" u shpall si Kënga Shekullore e Bullgarisë.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: arkiva personale, artistite.net, btvnovinite.bg, asenovgrad.bg, arkiva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mijëra njerëz do të ndjekin yllin botëror Robbie Williams në Sofje

Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..

botuar më 25-09-28 6.50.PD
Pamje nga fshati Poprellka në malin Rodopa

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: “U shtri e sëmurë Rufinka”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: smolyan.bg, bnf.bg, irodopi.bg, bg.wikipedia.org, личен архив на Стефан Драгостинов

botuar më 25-09-26 7.45.PD

Një dirigjent dhe solistë me famë botërore hapin sezonin e Operës së Sofjes me "Tosca"

Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..

botuar më 25-09-25 7.15.PD