Tre grupet më të mëdha në Parlamentin Evropian – Partia Popullore Evropiane (PPE), Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, si dhe grupi liberal “Rinovo Evropën” – u dakorduan që të hiqen nga projekt-raporti për progresin e Maqedonisë së Veriut të gjitha përmendjet e termave “identitet maqedonas” dhe “gjuhë maqedonase”.
Kjo ka ndodhur me kërkesë të PPE-së, bëri të ditur eurodeputeti Andrej Kovaçev përmes një postimi në Facebook. Ai pret që javën e ardhshme, në seancën plenare, ky amendament ndaj projekt-raportit të mbështetet edhe nga shumica në Parlamentin Evropian. Çështjet që lidhen me identitetin dhe gjuhën nuk kanë vend në një raport për progresin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE, thekson Kovaçev. Sipas tij, tema të tilla çojnë vetëm në përçarje dhe hapin “kutinë e Pandorës”. Kjo, sipas tij, vërtetohet edhe në rastin konkret nga deklaratat e vazhdueshme të qeverisë në Shkup, dhe në mënyrë të veçantë nga kryeministri Hristijan Mickoski, me manipulimet e tij për një “identitet dhe gjuhë shumë shekullore”, shton Kovaçev, i cituar nga BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Parlamenti Evropian
Ministri i Jashtëm i Bullgrisë Georg Georgiev mori pjesë në një deklaratë të përbashkët për median gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njoftoi Ministria e Jashtme. Së bashku me Ministrin e Jashtëm ukrainas Andri Sibiha dhe..
74% e rumunëve pajtohen me shërbimin ushtarak vullnetar Afro 3/4 e rumunëve, ose 74.2%, janë dakord me vendosjen e shërbimit ushtarak vullnetar. Këtë e tregon një sondazh i agjencisë sociologjike INSCOP nga fillimi i shtatorit, i kryer me..
Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov dha një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ku deklaroi: "Mesazhi im për qytetarët shqiptarë është se Bullgaria dhe populli bullgar janë një aleat dhe mik i besueshëm për ju." Ne jemi të gatshëm të..