Tre grupet më të mëdha në Parlamentin Evropian – Partia Popullore Evropiane (PPE), Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, si dhe grupi liberal “Rinovo Evropën” – u dakorduan që të hiqen nga projekt-raporti për progresin e Maqedonisë së Veriut të gjitha përmendjet e termave “identitet maqedonas” dhe “gjuhë maqedonase”.
Kjo ka ndodhur me kërkesë të PPE-së, bëri të ditur eurodeputeti Andrej Kovaçev përmes një postimi në Facebook. Ai pret që javën e ardhshme, në seancën plenare, ky amendament ndaj projekt-raportit të mbështetet edhe nga shumica në Parlamentin Evropian. Çështjet që lidhen me identitetin dhe gjuhën nuk kanë vend në një raport për progresin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE, thekson Kovaçev. Sipas tij, tema të tilla çojnë vetëm në përçarje dhe hapin “kutinë e Pandorës”. Kjo, sipas tij, vërtetohet edhe në rastin konkret nga deklaratat e vazhdueshme të qeverisë në Shkup, dhe në mënyrë të veçantë nga kryeministri Hristijan Mickoski, me manipulimet e tij për një “identitet dhe gjuhë shumë shekullore”, shton Kovaçev, i cituar nga BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Parlamenti Evropian
Skandal me subvencionet bujqësore të BE-së trazon ujërat në Greqi Qeveria greke vendosi të mbyllë Organizatën për Pagesa dhe Kontroll të Subvencioneve Komunitare (OPEKEPE), e cila ishte përgjegjëse për dhënien e subvencioneve bujqësore në vend,..
Kuvendit Popullor miratoi një vendim unanim mbi përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në BE. Deputetët treguan se presin që, në zbatim të Konsensusit Evropian të vitit 2022, Republika e Maqedonisë së Veriut të..
Partia Vëzrazhdane këmbënguli në një deklaratë për një reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme mbi rastin Dragi Karov dhe për mbrojtjen e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Deklarata u lexua nga foltorja e parlamentit nga kryetari i..
"Maqedonia e Veriut po e ndalon vetë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, sepse nuk dëshiron të përmbushë kriteret për anëtarësim," tha presidenti..