Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një Javë Bullgare në Tiranë

Studentët shqiptarë dhe bullgarë bashkohen në Shkollën Verore të Gjuhës Bullgare

Foto: FGJH

Gjatë javës së parë të muajit korrik 2025, në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës u zhvilluan me sukses katër ditët e para të edicionit të pestë të Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare, një iniciativë unike në llojin e saj në Shqipëri. Kjo shkollë organizohet nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe Departamenti i Gjuhëve Sllave-Ballkanike, në bashkëpunim me Universitetin “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” të Veliko Tërnovos në Bullgari, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional midis dy universiteteve.


Aktivitetet nisën më 1 korrik 2025 me një ceremoni të veçantë në sallën “Europa” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Të pranishmit u përshëndetën sipas traditës bullgare – nga një studente e veshur me kostum popullor karakteristik bullgar dhe me kulaç të shoqëruar me mjaltë – si simbol i mikpritjes dhe fillimit të mbarë. Ceremonia u pasurua me urime nga përfaqësues të institucioneve akademike dhe diplomatike. 

Në ditët pasuese, mësimi i gjuhës praktike bullgare u zhvillua në dy nivele – fillestar dhe i avancuar – me pjesëmarrje të gjerë dhe ndërveprim të vazhdueshëm midis studentëve shqiptarë dhe atyre bullgarë që studiojnë gjuhën shqipe. Ky model inovativ i mësimdhënies ndërsjellë promovon jo vetëm përvetësimin e gjuhës, por edhe ndërtimin e urave ndërkulturore. Seminaret e gjuhës praktike u drejtuan nga pedagogët e bullgarishtes, Prof. As. Dr. Raqi Bello nga Universiteti “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” i Veliko Tërnovos dhe lektorja e bullgarishtes në Universitetin e Tiranës, Dr. Miranda Bello.


Programi i javës u pasurua me ligjërata akademike nga profesorë të ftuar, të cilët trajtuan tema të rëndësishme mbi historinë, trashëgiminë kulturore dhe ndërveprimin gjuhësor ndërkulturor:

Prof. Dr. Slavi Dimitrov mbajti një ligjëratë mbi trashëgiminë kulturore dhe historike të qytetit të Veliko Tërnovos, duke e paraqitur atë si një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit kulturor në Bullgari. Dr. Cvetelina Cankova dhe Msr. Tihomira Atanasova prezantuan strukturat akademike të Universitetit të Veliko Tërnovos, me theks të veçantë në qendrat e mësimit të gjuhëve të huaja, veçanërisht në Qendrën Ballkanistike, ku gjuha dhe kultura shqiptare zënë një vend të rëndësishëm.

Studentët shqiptarë dhe bullgarë shfaqën interes të vazhdueshëm për temat e trajtuara, duke u përfshirë në diskutime krahasuese ndërmjet kulturës shqiptare dhe asaj bullgare. Një pjesë prej këtyre studentëve janë përzgjedhur për të marrë pjesë në Seminarin Veror të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare, që do të zhvillohet në Universitetin e Veliko Tërnovos gjatë verës.

Foto: FGJH


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Klubi i grave dhe familjeve bullgare në Hamburg feston 20-vjetorin

Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..

botuar më 25-11-22 9.00.PD

Kujdes, ari! Një ngjarje në Karllovo rinovoi debatin për bashkëjetesën me grabitqarin

Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..

botuar më 25-11-22 8.00.PD

"Tregu i Profesioneve" mbështet orientimin në karrierë të të rinjve

Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...

botuar më 25-11-21 6.10.PD