Banka Popullore Bullgare (BNB) hodhi në qarkullim më 7 korrik një monedhë përkujtimore prej argjendi me temë "175 vjet nga lindja e Ivan Vazovit", njofton BNB në faqen e saj zyrtare. Monedha është pjesë e serisë "Rilindja Bullgare". Çmimi i saj në momentin e hedhjes në treg është 168 leva, me një vlerë nominale prej 10 leva. Tirazhi është i kufizuar në 4000 copë. Autor i projektit artistik është Svetlin Balezdrov.
Në anën e përparme të monedhës është e paraqitur në qendër emblemën e BNB me vitin "1879" mbi shiritin, poshtë saj një libër i hapur i stilizuar dhe vlera nominale "10 leva". Në anën e pasme është i paraqitur portreti i Ivan Vazovit, një kurorë dafine dhe një libër në formë lire. Monedha do të shitet vetëm në BNB dhe çdo klient mund të blejë vetëm një copë.
Në koleksionin e Radio Bullgarisë mund të lexoni kush është Ivan Vazov:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BNB
“Të gjitha frikët për futjen e euros do të kapërcehen brenda një ose dy muajsh pas 1 janarit 2026, pas së cilës do të duhet të kombinojmë përfitimet.” Kjo u tha nga Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev në një takim informues mbi futjen e euros në..
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozon që nga viti i ardhshëm paga minimale të bëhet 1213 leva ose 620,20 euro – 136 leva më shumë se aktualisht (1077 leva), deklaroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, pas mbledhjes së..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë rezultat, vendi renditet në vendin e 56-të nga gjithsej 165 shtete, duke u pozicionuar mes Greqisë..
Megjithëse pranimi i euros është një hap i rëndësishëm, vetëm ai nuk garanton një standard më të lartë jetese. Këtë e deklaroi drejtoresha e përgjithshme..
"Po, Bullgaria" (pjesë e "Bullgarisë Demokratike") e përcaktoi buxhetin për vitin e ardhshëm si një "cunami ekonomik". Ivajllo Mirçev ishte kategorik se..