Një lëndim i rëndë çoi në tërheqjen e të vetmit bullgar në elitën e tenisit, Grigor Dimitrov, nga ndeshja e 1/8 së finales ndaj Jannik Sinner në turneun e "Wimbledon", pas një loje fantastike. Bullgari e braktisi fushën emocionalisht i shkatërruar, pasi ishte shumë afër njërës nga fitoret më të shkëlqyera të karrierës së tij – ai po kryesonte me 6:3, 7:5 (2:2 në setin e tretë) dhe ishte vetëm një hap larg kualifikimit të tij të dytë në çerekfinalet e Kampionatit të Hapur të Britanisë në tenis.
Dimitrov kishte mundësinë të arrinte edhe fitoren e dytë në karrierën e tij ndaj një numri 1 në botë, por për shkak të lëndimit në muskujt e kraharorit të djathtë, ai mbetet vetëm me atë fitore ndaj Novak Djokoviç në Madrid, në vitin 2013, kujton faqja sportive sportal.bg.
"Grigor është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe të gjithë e pamë këtë sot. Kurrë nuk do të dëshiroja një fitore të tillë, por për fat të keq u bë realitet", tha Sinner, i cili përfundoi me fitore zyrtare pas tërheqjes së bullgarit për shkak të lëndimit.
Dimitrov arriti në ndeshjen me Sinner pas tri fitoreve radhazi – ndaj Yoshihito Nishioka, Corentin Moutet dhe Sebastian Ofner.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Reuters/Andrew Couldridge
Rosica Dençeva pati një fillim të shkëlqyer në Kampionatin e Hapur të Francës. Në njëshe për vajza, ajo mundi Kristina Peniçkova nga Shtetet e Bashkuara, e renditur e dyta në skemë, me rezultatin 6:4, 6:1. Një tjetër bullgare u kualifikua për..
Kampionati Evropian i Kanotazhit për meshkuj dhe femra u hap zyrtarisht në Bazën e Kanotazhit në Plovdiv. Kampionati Evropian do të mbahet nga 29 maji deri më 1 qershor dhe do të përfshijë 800 kanotierë nga 33 vende. Në ceremoni, Presidentja e..
Bullgaria renditet e 58-ta për sa i përket eksportimit të lojtarëve të saj të futbollit që luajnë në të gjithë botën, sipas një raporti të Observatorit të Futbollit (CIES), me seli në qytetin zviceran Njushatëll. Aktualisht, 123 futbollistë bullgarë..
Bullgaria është kampionia e re botërore në volejboll për vajzat nën 19 vjeç, pasi në finalen e kampionatit në Osijek (Kroaci) rrëzoi nga froni..
16-vjeçari Ivan Ivanov fitoi titullin në Wimbledon për të rinj në konkurrimin individual, duke regjistruar gjashtë fitore radhazi pa humbur asnjë set!..