Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fitch Ratings dhe S&P Global Ratings e rritën vlerësimin e Bullgarisë nga "BBB" në "BBB+"

Foto: BTA

Për shkak të pranimit në eurozonë, agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit Fitch Ratings dhe S&P Global Ratings rritën vlerësimin kreditor afatgjatë të Bullgarisë në valutë të huaj në ‘BBB+’ me perspektivë të qëndrueshme, që është niveli më i lartë i vlerësimeve investuese të klasës së mesme. Perspektivat afatshkurtra për rritjen e Bullgarisë janë vlerësuar si të qëndrueshme. Parashikimi është që ekonomia do të rritet me 2,4% në terma realë në vitin 2025 dhe mesatarisht me 2,8% deri në vitin 2028. Fitch parashikon një rritje reale të PBB-së prej 2,8% në vitin 2025, e pandryshuar krahasuar me vitin 2024, pasi pasiguria rreth tregtisë globale kompensohet nga përmirësimi i situatës së brendshme politike.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zjarrfikësit bullgarë ndihmuan në shuarjen e një zjarri në Maqedoninë e Veriut

Bullgaria reagoi menjëherë ndaj një zjarri pyjor në rajonin pranë qytetit kufitar Kriva Pallanka, në Maqedoninë e Veriut. Zjarri, i cili shpërtheu të mërkurën pasdite, u përhap me shpejtësi dhe rrezikoi vetë qytetin, njoftoi qendra për shtyp e..

botuar më 25-07-10 10.07.PD

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 19°C. Në Sofje priten rreth 13°C. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë të ndryshueshme, në shumë zona duke u kthyer në mot me diell. Reshje të shkurtra dhe të izoluara priten vetëm në zonat..

botuar më 25-07-09 7.35.MD

Të premten do të votohet mocioni i katërt i mosbesimit ndaj qeverisë së Zheljazkovit

Kuvendi Popullor i Bullgarisë do të votojë të premten mocionin e mosbesimit ndaj kabinetit të kryeministrit Rosen Zheljazkov, për dështim në politikën e mjedisit dhe ujërave. Ky është mocioni i katërt me radhë i mosbesimit ndaj kësaj qeverie. Mocioni u..

botuar më 25-07-09 6.18.MD