Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fitch Ratings dhe S&P Global Ratings e rritën vlerësimin e Bullgarisë nga "BBB" në "BBB+"

Foto: BTA

Për shkak të pranimit në eurozonë, agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit Fitch Ratings dhe S&P Global Ratings rritën vlerësimin kreditor afatgjatë të Bullgarisë në valutë të huaj në ‘BBB+’ me perspektivë të qëndrueshme, që është niveli më i lartë i vlerësimeve investuese të klasës së mesme. Perspektivat afatshkurtra për rritjen e Bullgarisë janë vlerësuar si të qëndrueshme. Parashikimi është që ekonomia do të rritet me 2,4% në terma realë në vitin 2025 dhe mesatarisht me 2,8% deri në vitin 2028. Fitch parashikon një rritje reale të PBB-së prej 2,8% në vitin 2025, e pandryshuar krahasuar me vitin 2024, pasi pasiguria rreth tregtisë globale kompensohet nga përmirësimi i situatës së brendshme politike.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kabineti i Rosen Zheljazkov e kaloi me sukses votën e katërt të mosbesimit në parlament

Kuvendi Popullor i Bullgarisë hodhi poshtë mocionin e mosbesimit ndaj kabinetit të kryeministrit Rosen Zheljazkov. Kjo ishte vota e katërt e mosbesimit për qeverinë. Për rrëzimin e qeverisë mbi temën e ekologjisë votuan 83 deputetë “pro”, ndërsa 131..

botuar më 25-07-11 11.14.PD

Shkupi proteston para ambasadorit bullgar për shkak të shprehjes “kryeministri verimaqedonas”

Ministria bullgare e Punëve të Jashtme doli me një qëndrim pas thirrjes së ambasadorit bullgar në Shkup në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë së Veriut.  Pala verimaqedonase shprehu një protestë zyrtare para ambasadorit Zheljazko Radukov, pasi..

botuar më 25-07-11 10.46.PD

Parashikimi i motit për 11 korrikun 2025

Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 21°C. Në Sofje do të jenë rreth 12°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave, më të theksuara në orët e pasdites. Në disa zona të izoluara në..

botuar më 25-07-10 7.35.MD