Një lider global në prodhimin e pajisjeve për kirurgji të robotizuar dhe minimale invazive hapi zyrtarisht një bazë të re prodhimi në qytetin Përrvomaj, në qarkun e Plovdivit, si pjesë e zgjerimit të planifikuar në Evropë, njofton BNR Plovdiv. Në objektin e ri të një kompanie amerikane, në rajonin e Plovdivit, do të prodhohen endoskopë 3D dhe komponentë mikroskopikë optikë për sistemet da Vinci – një platformë kirurgjie të robotizuar që përdoret nga afro 90 000 kirurgë në mbarë botën. Kjo është fabrika e parë e kompanisë në Bullgari dhe e treta në Evropë, pas Gjermanisë. Investimi arrin në 42 milionë euro.

“Bullgaria dallohet për kapacitetin e saj të dëshmuar në prodhimin optik, pozicionin strategjik gjeografik dhe aksesin e qëndrueshëm në talente inxhinierike”, theksoi Harald Heigis, drejtor i përgjithshëm i kompanisë për Evropën.
Në fabrikë u punësuan tashmë mbi 110 punonjës, me mundësi zgjerimi deri në 300 vende pune.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BNR - Plovdiv
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..