Bullgaria dhe 6 vende të tjera anëtare të BE-së nuk kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët që dënon Izraelin për situatën në Gaza. Deklarata u nënshkrua nga 20 vende të BE-së, 8 partnerë dhe Komisioneri Evropian për Barazi, Përgatitje dhe Menaxhim të Krizave, Hadja Labib. Ajo u publikua në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Britanike.
Deklarata dënon Izraelin për furnizimet e tij të kufizuara me ushqim në Gaza dhe për "vrasjen çnjerëzore të civilëve" atje.
Përveç Bullgarisë, deklarata nuk u nënshkrua nga Gjermania, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Rumania dhe Sllovakia. Kaia Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, gjithashtu nuk e nënshkroi.
Ministria e Jashtme Izraelite e hodhi poshtë dokumentin dhe tha se mesazhi është i shkëputur nga realiteti dhe i dërgon një sinjal të gabuar Hamasit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: AP/BTAKosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..
Ministri i Brendshëm Daniell Mitov zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, Sh. e Tij Haxhi Bajraktari. U diskutua bashkëpunimi dypalësh në fushën e punëve të brendshme dhe mundësitë për thellimin e tij. Ministri i..
Ministri i Jashtëm i Bullgrisë Georg Georgiev mori pjesë në një deklaratë të përbashkët për median gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njoftoi Ministria e Jashtme. Së bashku me Ministrin e Jashtëm ukrainas Andri Sibiha dhe..