Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një verë, një gjuhë, shumë përvoja

Mbyllet me sukses Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Shqipëri 2025

Foto: Raqi Bello

Me përfundimin e javës së fundit të Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare, e cila u zhvillua nga 19 deri më 25 korrik 2025, u mbyll edhe një kapitull i rëndësishëm i këtij programi të veçantë, i cili përbën një përvojë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Pas tre javësh të mbushura me leksione dhe aktivitete akademike në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, ata u zhvendosën përtej kufijve të mësimdhënies tradicionale për të përjetuar kulturën dhe gjuhën bullgare në një mjedis të gjallë dhe autentik – në qytetin e Korçës.

Ekskursioni mësimor nisi në qytetin e qetë e piktoresk të Pogradecit, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me peizazhet e mahnitshme të liqenit të Ohrit dhe burimet natyrore të Drilonit, pranë Manastirit të Shën Naumit – një figurë qendrore në historinë kishtare bullgare dhe nxënës i denjë i Shën Kirill dhe Metodij.

Më pas itinerari vazhdoi drejt Voskopojës, një qendër e shquar arsimore dhe kulturore e shekullit XVIII, me ndikim të gjerë në mbarë Ballkanin. Aty ku dikur u themelua shtypshkronja e parë në rajon dhe u hartua një fjalor i rrallë katërgjuhësh (greqisht, shqip, bullgarisht dhe arumanisht). 

Një nga pikat më të rëndësishme të programit ishte edhe qyteti i Korçës që ofroi një pasqyrë të gjallë të ndërthurjes historike mes shqiptarëve dhe bullgarëve. Zona ka qenë pjesë e Perandorisë Bullgare që nga viti 853, si pjesë e njësisë administrative të njohur si Kutmiçevica. Sot, në këtë krahinë ruhen ende gjurmë të komuniteteve bullgare, që mbajnë gjallë lidhjet mes dy kombeve. Përgjatë qëndrimit në Korçë, pjesëmarrësit zhvilluan vizita edhe në institucione arsimore dhe muze të rëndësishëm të qytetit, duke përforcuar njohuritë e marra gjatë shkollës dhe duke krijuar një kuadër më të plotë kulturor.

Shkolla Verore u mbyll me një ceremoni të ngrohtë ku u ndanë certifikata, në prani të drejtuesve akademikë të programit: Prof. As. Dr. Raqi Bello dhe Dr. Miranda Bello dhe Prof. Dr. Todor Gallaunov nga Universiteti i Veliko Tërnovos, i cili përcolli përshëndetjet e Rektorit, Prof. Dr. Dimitar Dimitrov. Në fjalën e tij, Prof. Galaunov vuri në dukje rëndësinë e kësaj shkolle për promovimin e gjuhës dhe kulturës bullgare në rajon dhe shprehu falënderime të veçanta për Dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, për mbështetjen institucionale të vazhdueshme. 

Në fund, pjesëmarrësit ndanë përshtypjet e tyre pozitive dhe shprehën interesin për të qenë sërish pjesë e kësaj nisme frymëzuese në vitet në vijim.

Përpiloi: Kostandina Bello

Foto: Raqi Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e suksesshëm në Los Anxhelos me një iniciativë të re muzikore

"Koncerte klasike bullgare – Los Anxhelos" është një organizatë e re për paraqitjen dhe promovimin e muzikës klasike bullgare në një kontekst global. Ajo është themeluar nga violinistja e suksesshme Bllagomira Lipari dhe kompozitorja e njohur bullgare..

botuar më 25-06-26 7.30.PD

Pëshpërimë nga rruga… fotografitë e Nikollaj Vasilev frymëzojnë histori letrare

Kur artet e ndryshme hyjnë në kontakt, lindin gjëra të papritura. Dhe asgjë nuk është përfundimtare – fjalët zbukurojnë imazhin, ndërsa perceptimet fluturojnë drejt interpretimeve dhe botëve të reja. Një përvojë e tillë, që na rikthen në një kohë jo..

botuar më 25-06-25 7.00.PD

Verë, muzikë, perëndi dhe heronj – Opera e Sofjes na fton në Festivalin tradicional të Wagner-it

Festivali i veçantë veror i Wagner-it, i organizuar nga Teatri Kombëtar i Operës në Bullgari, fillon këtë vit më 26 qershor me premierën e operës “Tannhäuser” – vepra e nëntë nga Richard Wagner në repertorin e trupës së kryeqytetit.  Në konferencën..

botuar më 25-06-23 10.10.MD