Një instalacion nga Slava George fitoi çmimin “Baza” për artin bashkëkohor për vitin 2025. Ai u jepet artistëve deri në 35 vjeç. Fituesja u shpall nga Prof. Barbara Stele nga SHBA-ja, e cila kryesoi jurinë këtë vit. “Vepra e Slava George u dallua me elegancën e saj poetike”, theksoi Stele.
Çmimi jepet për të 18-ën herë në Bullgari nga Instituti i Artit Bashkëkohor – Sofje dhe Fondacioni "Edmond Demirdjian". Çmimi është pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar YAVA, i cili shpërblen artistë të rinj nga 12 vende në Evropën Qendrore dhe Lindore, raporton BTA.
Çmimi përfshin një bursë dhe 8 javë pjesëmarrje në Residency Unlimited - një platformë në Nju Jork për të ndihmuar artistët të krijojnë kontakte profesionale.
Instalacioni i artistes Slava George kombinon modën dhe artet vizuale, eksploron tema nga psikologjia, antropologjia, etnografia, të drejtat e njeriut, ritualet kolektive dhe alkimia, thotë kuratorja e konkursit Marina Sllavova.
Deri më 31 gusht, Galeria e Arteve të Qytetit të Sofjes do të ekspozojë veprat e 7 finalistëve, të zgjedhur midis 48 pjesëmarrësve në "Baza" - 2025.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke..