Fushata informuese për futjen e euros në Bullgari është vonuar, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. "Ky është një ndryshim i madh dhe njerëzit kanë frikë nga ndryshimi", shtoi ai. I pyetur nëse çmimet e tregut mund të vuajnë, Donçev kujtoi se niveli i tyre varet nga sjellja e secilit agjent, përfshirë blerësit.
"Ekzistojnë rreziqe si në konvertimin e monedhës ashtu edhe në këmbimin e monedhës. Jam shumë i shqetësuar për aktivizimin e kontingjentit kriminal dhe këtu mbështetem në të gjitha aktivitetet përgatitore që po kryhen, përfshirë edhe me kolegët nga Ministria e Brendshme, që të kenë efekt dhe të mos shkaktojnë probleme. Sigurisht, tregtarët madje përdorin ndryshimin e stinëve dhe festave për të na shitur diçka që nuk jemi të sigurt nëse na duhet. Si nuk do ta përdorin këmbimin e monedhës?", theksoi zëvendëskryeministri.
Pasi bankat u bënë thirrje qytetarëve që mbajnë leva në para të gatshme t'i depozitojnë ato në një llogari për lehtësi më të madhe para futjes së euros, statistikat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) tani raportojnë se në qershor depozitat e sapohapura në leva arritën në 172 milionë euro. Kjo është 22.5% më shumë se në maj dhe 20% më shumë se një vit më parë. Shuma e fondeve të depozituara nga familjet tani ka arritur në mbi 45 miliardë euro.
Lexoni më tepër mbi temën në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BNT
Bullgaria, Bashkimi Evropian, shekulli XXI, viti 2025. Më shumë se 260 mijë njerëz në vendin tonë, në fund të muajit gusht, janë pa ujë ose përballen me kufizime të rënda në furnizimin me ujë. Shembulli më domethënës vjen nga qyteti i Plevenit (në..
Në hartën botërore të bujqësisë biologjike, Bullgaria nuk është thjesht një pikë, por një mozaik i larmishëm produktesh ushqimore që mbajnë aromën dhe shijen e natyrës së paprekur. Nga sipërfaqet tona të certifikuara bio nisen kultura të kërkuara në..
Mbi 936 000 pensionistë në Bullgari marrin pensione minimale. Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore, mbi gjysmë milioni prej tyre kanë një pension minimal për kohëzgjatjen e shërbimit dhe moshën, i cili vitin e kaluar..