Një marshim i quajtur “Kambana e Paqes” po kalon nëpër Bullgari. Iniciativa vjen nga një shoqatë gjermane me të njëjtin emër. Pjesëmarrësit besojnë fort se njerëzit e zakonshëm duhet të bëjnë gjithçka që munden për të ruajtur paqen, sidomos në kohë kur ka shumë luftëra dhe politikanët flasin për luftë. Kështu u shpreh për agjencinë BTA në Kozlloduj një nga organizatorët, Andreas Kunka.

Grupi prej rreth 20 vetash, me 5 kuaj të bardhë dhe 4 poni, nisi më 8 maj nga Porta e Brandenburgut në Berlin. Ata mbajnë një kambanë të derdhur nga gëzhojat e plumbave dhe bronzi. Në të është e gdhendur një pëllumb dhe fjala “paqe” në disa gjuhë, përfshirë edhe bullgarishten. “Tashmë kemi kaluar nëpër Gjermani, Çeki, Sllovaki, Austri, Hungari, Rumani dhe tani po kalojmë nëpër Bullgari. Do të vazhdojmë nëpër Turqi, Siri, Jordani, për të mbërritur në Jerusalem”, shpjegoi Ines Vitter nga Berlini.
Marshimi pritet të përshkojë rreth 5000 kilometra. Nisma financohet nga donacione dhe nga vetë mjetet e vullnetarëve.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale..