Misioni i shoqatës “Pfotenliebe”, e themeluar në korrik të këtij viti në Klagenfurt, Austri, është të shpëtojë kafshët endacake nga Bullgaria. Një nga nismëtaret e shoqatës është bashkatdhetaria jonë Daniella Millusheva, raporton Blogu i bullgarëve në Austri – Melange Bulgaren.
Bashkatdhetaria jonë tregon për blogun se, sipas të dhënave nga Programi Kombëtar për kontrollin e popullsisë së qenve endacakë, gjatë vitit 2022 në territorin e Bullgarisë u regjistruan 35 020 qen të pastrehë. Ndërsa në vitin 2023, në kuadër të programeve komunale, u kapën 19 495 kafshë, nga të cilat rreth 4 000 u adoptuan (afërsisht 20 %). Meqë strehimoret për kafshët endacake në vendin tonë nuk janë në gjendje të përballojnë numrin e madh të katërkëmbëshve që kanë nevojë për ndihmë, lindi ideja për krijimin e shoqatës austriake, me synimin për t’i ndihmuar sa më shumë qenve të gjejnë një shtëpi të re dhe një kujdestar.
Daniella tregon se shoqata do të përpiqet të jetë një urë lidhëse midis strehimoreve në Bullgari dhe njerëzve në Austri që dëshirojnë të birësojnë një qen. “Në Karinthi, për shembull, ka shumë pak vende nga ku mund të merret një kafshë shtëpiake. Ne tashmë kemi ndihmuar disa persona të gjejnë një kafshë shtëpiake”, rrëfen bashkatdhetaria jonë.
Daniella jeton prej më shumë se dhjetë vitesh në Austri dhe e njeh mirë sistemin vendas. Ajo shpjegon se qentë kalojnë kufirin tashmë të vaksinuar, të sterilizuar dhe me pasaportë ndërkombëtare. Pasi mbërrijnë në Austri, atyre u nevojitet një strehë e përkohshme ku të qëndrojnë derisa të gjejnë kujdestarin e tyre të ri. Për këtë arsye, bullgarja u bën thirrje bashkatdhetarëve tanë që ndodhen atje – kushdo që dëshiron të strehojë përkohësisht një kafshë, të lidhet me ta. Kjo do të ishte një ndihmë e paçmuar, ndan Daniella, duke shtuar se tashmë po bashkëpunojnë edhe me shoqata austriake që i mbështesin në këtë mision.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bulgaren.org
Vërehet një tendencë e qëndrueshme për kthimin e bullgarëve nga jashtë, u bë e ditur gjatë forumit “Evropa është me mua”, organizuar nga Autoriteti Menaxhues i Programit “Zhvillimi i burimeve njerëzore” pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale,..
Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj dite e mbajnë Bullgarinë në zemrat e tyre. Ndër ta është Cenka Genova, me origjinë nga Trojani, e cila..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e Kopshtarisë Bullgare në Hungari në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër..
Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të..