Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U zbulua një varr i lashtë i gjetur në themelet e Akademisë Kombëtare të Arteve në Sofje

Foto: nha.bg

Gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe rinovimit në Ndërtesën Veriore (nga ana e rrugës “Oborishte”) të Akademisë Kombëtare të Arteve në Sofje, u gjet një varr i lashtë tegul - pjesë e Nekropolit Lindor të Serdikës së Lashtë. 


Bërthama e nekropolit ndodhet nën dhe rreth Bazilikës “Shën Sofja” dhe zhvillohet në drejtim lindor përgjatë gjithë sheshit rreth tempullit  "Shën Aleksandër Nevski", duke arritur në parkun e sotëm “Zaimov”, tregojnë institucionet arsimore. Hulumtimi i tij arkeologjik filloi në fund të shekullit të 19-të. Objekti i varrimit do të studiohet së shpejti nga arkeologët e Muzeut Rajonal të Historisë në Sofje. Puna në terren filloi sot, 11 gusht.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: nha.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri mbështeti planin e paqes për Ukrainën para “Koalicionit të të gatshmëve“

Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..

botuar më 25-11-26 9.34.PD

Projektbuxheti - 2026 nxjerr pakënaqësinë në rrugë

Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..

botuar më 25-11-26 6.00.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...

botuar më 25-11-25 7.35.MD