Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Yje të operës botërore në kryeqytetin bullgar

Prima e operës dhe producentja Sonja Jonçeva me edicionin e dytë të ndritshëm të "Gala në Sofje"

Foto: musicaperpetua.com

Më 28 dhe 29 gusht, sheshi "Shën Aleksandër Nevski" do të bëhet përsëri një sallë koncertesh në ajër të hapur. Ylli bullgar i operës Sonja Jonçeva  synon që festivali dy-ditor "Gala në Sofje" të bëhet një traditë vjetore - një urë lidhëse midis brezave, kulturave dhe zhanreve. Pas edicionit të parë të suksesshëm në vitin 2021, këtë vit eventi kthehet me dy mbrëmje, duke premtuar një festë të vërtetë për adhuruesit e operës, operetës, zarzuelës spanjolle, muzikës popullore bashkëkohore dhe muzikës filmike.

Sonja Jonçeva dhe Vittorio Grigolo

Në koncertin e parë, të titulluar "Mbrëmja italiane", tenori me famë botërore Vittorio Grigolo do të debutojë në Bullgari. Së bashku me Sonja Jonçevën, ai do të prezantojë një program interesant me arie dhe duete nga operat e Verdit dhe Puçinit, si dhe kanconeta të njohura italiane dhe melodi të preferuara nga filmat më të shikuara.

José Carreras dhe Plácido Domingo

Mbrëmja e dytë (29 gusht) do të bashkojë për herë të parë në një skenë në Bullgari legjendat Plácido Domingo dhe José Carreras së bashku me Sonja Jonçevën. Ata do të interpretojnë arie dhe duete të preferuara nga operat e Verdit, Puçinit, Giordanos, Cilea-s, Bizet dhe Dvořák, hite nga operetat e Lehár, fragmente nga muzikalet e Leonard Bernstein dhe Mitch Lee, këngë të njohura dhe romancën e preferuar "Kjo thjesht nuk mund të jetë" ("No puede ser") nga zarzuela "Zonja e portit" nga Pablo Sorozábal, e shndërruar në një hit nga Plácido Domingo, i cili gjithmonë e interpreton atë në koncertet legjendare të "Tre Tenorëve".

Në fakt, "Gala në Sofje 2025" zhvillohet në vitin e 35-vjetorit të krijimit të kësaj marke globale, trios më të famshme të operës të të gjitha kohërave. Më 12 tetor, bota do të festojë edhe 90-vjetorin e lindjes së të paharrueshmit Luciano Pavarotti. Me këtë rast tenorët yje që do të vizitojnë vendin tonë - Domingo, Carreras dhe Grigolo, do të marrin pjesë gjithashtu në një koncert të madh në kujtim të Pavarotti në Arena di Verona vetëm një muaj pas koncerteve në Sofje.

Një shans unik për dashamirësit e muzikës bullgare është t’i shohin të tre në skenën bullgare së bashku me këngëtaren opersitike bullgare me famë botërore Sonja Jonçeva. Ky aktivitet e rendit Bullgarinë midis qendrave botërore të kulturës që tregojnë një respekt të madh ndaj traditës së operës, por i qasen asaj në mënyrë inovative, duke e kombinuar atë me zhanre të njohura muzikore dhe skenike. Orkestra në dy mbrëmjet e festivalit është tashmë partneri tradicional i Sonja Jonçevës për projektet e saj në Bullgari - Orkestra e Filarmonisë së Sofjes, nën udhëheqjen e dirigjentit të saj kryesor Najden Todorov. Një audiencë prej rreth 8000 njerëzish nga vendi dhe jashtë vendit pritet në sheshin “Shën Aleksandër Nevski”, ku më 28 dhe 29 gusht në orën 8 të mbrëmjes yjet do të këndojnë nën yjet e Sofjes.

Najden Todorov

Lexoni më shumë:

Përpiloi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: musicaperpetua.com, organizatorët



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Cvetanov

Tenori i famshëm Bojko Cvetanov feston 70 vjet nën tingujt e mandolinave

Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..

botuar më 25-10-18 7.55.PD

"E di"

Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..

botuar më 25-10-16 6.15.PD

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e saj të 73-të krijues

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..

botuar më 25-10-15 5.55.PD