Edhe pse është i njohur kryesisht si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Vasill Levskit dhe një luftëtar i përkushtuar për çlirimin kombëtar, Atë Matej Preobrazhenski (1828–1875) nuk kufizohej vetëm në aktivitetin revolucionar. Pak detaje dihen për anën tjetër të tij – atë të një shpikësi gjenial, i cili me mjete të pakta dhe imagjinatë të jashtëzakonshme krijonte konstruksione dhe mekanizma unikë për kohën e tij.
Mono Seizmonov, siç është emri i tij i lindjes, ka pasur një fëmijëri të vështirë. Ai mbeti jetim për shkak të epidemisë së murtajës dhe mësoi të lexojë vonë, kur ishte në moshën 18-vjeçare. Por kureshtja e tij e shtynte drejt njohurive dhe shkencës. Si shërbëtor në Manastirin e Drjanovos, e më pas në Manastiret e Malit të Shenjtë (Athos), ai përvetësonte vepra enciklopedike dhe traktate greke mbi mjekësinë, ndërsa duart e tij eksperimentonin pa pushim. Pllamen Nikollov, kujdestar në sektorin “Historia e tokave bullgare në shekujt XV – XIX” në Muzeun Rajonal Historik të Dobrëçit, tregon:
"Për shpikjet e tij gjykojmë nga dëshmi të tërthorta. Dihet se ndërsa ishte në Athos, ai përpiqej të ndërtonte në bregun e Detit të Bardhë një mulliri uji i cili të funksiononte vetë, i lëvizur nga energjia e valëve të detit ose nga baticat dhe zbaticat e ujit. Për realizimin e kësaj ideje ai shpenzoi të gjitha kursimet e tij. Ndërtonte modele, vizatonte skica dhe provonte sërish e sërish. Në fund u përball me konservatorizmin e bashkësisë së murgjve në Athos. Murgjit grekë nuk u entuziazmuan nga këto punë dhe e raportuan te igumeni, duke i shkatërruar modelet e tij, dhe ai u detyrua të largohej. Ëndrra e tij e madhe, megjithatë, ishte krijimi i një motori të përjetshëm. Edhe për këtë çështje kemi të dhëna vetëm nga burime të tërthorta – nga hamendjet teknike që ai vetë ndan në librin e tij “Tregim i mrekullueshëm”, si dhe nga përpjekjet për motor të përjetshëm, që bashkëkohësit e tij kanë bërë, ndoshta mbi bazën e ndonjë skice ose ideje të mbetur prej tij."
Pas dëbimit nga Mali i Shenjtë, Atë Mateu endej gjatë nëpër botë, dhe kur më në fund ukthye në atdhe, bënte përpjekje të krijojë një mullir vetëlëvizës me motor me rërë. Edhe pse skicat janë humbur, kujtime të bashkëkohësve të tij përshkruajnë „gjyma dhe basene në det“, të cilat kapnin lëvizjen e rërës për prodhimin e energjisë.
"Ati Mateт ka edhe shpikje të suksesshme. Në fshatin Mihallci në rajonin e qytetit Pavlikeni, për shembull, ai shpiku një pompë uji që nuk lëvizte nga forca e kafshëve, por nga duart e njeriut. Me shumë gjasa bëhej fjalë për një pompë të tipit piston, si ato që sot gjenden në shumë kopshte. Megjithatë, Ati Mateij arriti në këtë ide në mënyrë të pavarur, falë mendimit të tij teknik natyral dhe njohurive autodidakte në mekanikë. Kjo pompë u ruajt në Mihallci deri në vitin 1934. Nga dërrasa dhe letër ai bëri edhe një model të një kalendari të përjetshëm, i cili kishte disa rrethe dhe pjesë të lëvizshme, dhe kur rregulloheshin, mund të përcaktohej se kur binin festat e mëdha fetare deri në vitin 1940. Ndërkohë që ishte në Tërnovo, Ati Matej bëri edhe dy modele pushkësh, sipas bashkëkohësve të tij, të llojit “kremaklie”, të cilat mund të mbusheshin si nga gryka, ashtu edhe nga prapa.
Por Mitkalloto, ashtu siç e quante populli, shquhej edhe si mjek popullor. Ai mblidhte receta me bimë dhe kura, një pjesë e të cilave janë ruajtur në librin “Mjeku popullor i shtëpisë” (1925). Dëshmitë e bashkëkohësve tregojnë se pikërisht me një bar shërues të zbuluar prej tij, prifti arriti të shëronte një plagë e pashëruar në barkun e Levskit. E ç’të themi për prirjet e tij botanike dhe për varietetin e specave djegës që ai krijoi, të cilët edhe sot kultivohen në rajonin e qytetit Veliko Tërnovo dhe njihen si “matejki”? A mund ta quajmë Atin Mitkallot Leonardo da Vinçi-n bullgar?
"Sidoqoftë, Ati Mateu sigurisht që kishte më pak mundësi për të bërë shpikjet e tij, ai kishte qasje më të kufizuar në literaturën teknike dhe punonte në kushte të pabarabarta krahasuar me Leonardon. Ai mësoi vetë absolutisht, fitoi njohuri dhe aftësi teknike vetë, dhe nga libra jashtëzakonisht të pamjaftueshëm", përfundon Plamen Nikolov.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: museumpavlikeni.com, dnesbg.com
Historia dhe përvoja jetësore e piktorit Kirill Zheljazkov meritojnë vëmendjen e atyre njerëzve që kurrë nuk ndalojnë së ëndërruari. I lindur në Jamboll, Kirilli zbulon prirjet e tij artistike, falë një mësuesi të vizatimit, i cili këshillon..
Profesioni i kuzhinierit po bëhet gjithnjë e më prestigjioz, dhe njerëzit që merren me të duhet ta duan vërtetë, sepse orët e punës janë të shumta, ngarkesa dhe përgjegjësitë – gjithashtu. Mbrojtësi qiellor i kuzhinierëve është Shën Lorenci – një..
Sipas një renditjeje të një kompanie britanike të sigurimeve, klientët e së cilës jetojnë kryesisht jashtë vendit të tyre, Bullgaria është në vendin e parë për njerëzit që duan të nisin jetën e tyre të re jashtë shtetit. Në renditjen e kompanisë, vendi..