“Me investimin e koncernit gjerman të mbrojtjes Rheinmetall, Bullgaria bëhet pjesë e ekosistemit evropian të mbrojtjes.” Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në Gjermani në një takim të përbashkët informues me Drejtorin Ekzekutiv të kompanisë Armin Paperger në hapjen e një fabrike të re municionesh me teknologji të lartë në Unterljus, Saksonia e Poshtme.
“Në Konferencën e Sigurisë në Munih, diskutuam për herë të parë mundësinë e ndërtimit të përbashkët të projekteve të përbashkëta në Bullgari”, tha Armin Paperger, nga ana e tij. Ai shtoi se Rheinmetall do të investojë së bashku me qeverinë bullgare në dy fabrika – një për municione dhe një për barut. Sipas tij, fabrika e planifikuar e predhave do të prodhojë 100-150 mijë njësi në vit, ose gjysmën e kapacitetit të objektit në Unterljus.
Lidhur me planet e kompanisë në vendin tonë, kreu i shtetit theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për prodhim të përbashkët, por për zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik afatgjatë me Gjermaninë, krijimin e vendeve të reja të punës, zbatimin e teknologjive të reja, mbështetjen e modernizimit të ushtrisë bullgare, si dhe zgjerimin e tregut të industrisë bullgare të armëve.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Rumen Radev
Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Malit të Zi drejt BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për veprime vendimtare dhe reforma për të filluar negociatat me BE-në, thuhet në raportin vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e vendeve..
“Konvulsione para Multipolaritetit – koha kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta është herezi” – ky është titulli i një libri të ri, i cili do të prezantohet zyrtarisht në fillim të nëntorit në Sofje. Libri trajton agoninë e botës unipolare,..
Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski akuzoi gazetarin bullgar maqedonas të sulmuar Vlladimir Perev për inskenim dhe vetëlëndim,..