Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare përkulet me nderim para Kryqit mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit, (Krëstovden), është një nga 12 festat e mëdha të krishtera dhe gjithashtu një nga katër ditët në kalendarin ortodoks kur bëhet adhurim i posaçëm ndaj Kryqit të Zotit. Ditët e tjera janë: e Diela e tretë e Kreshmëve të Mëdha, e quajtur e Diela e Adhurimit të Kryqit, E premtja e madhe para Pashkëve, dhe 1 gushti.
Në historinë e krishterimit, kjo festë lidhet me tre ngjarje të rëndësishme kushtuar Kryqit Jetëdhënës. Këto janë Shfaqja mrekullibërëse e Kryqit të Shenjtë para perandorit Konstantin i Madhi në vitin 312, Gjetja e Kryqit në Golgotë në vitin 326 dhe Kthimi i tij nga robëria persiane në vitin 628.

Sipas shkrimeve kishtare, Shën Helena (Elena) – nëna e perandorit Konstantin i Madh, zbuloi Varrin e Zotit si edhe Kryqin e Krishtit. Mbi shpellën ku ndodhej varri, u ndërtua Kisha e Ringjalljes së Krishtit, e cila u shenjtërua në mënyrë madhështore më 13 shtator të vitit 335. Ditën pas saj, më 14 shtator, Kryqi u ngrit lart – u "lartësua" mbi kokat e besimtarëve, në mënyrë që të gjithë të mund të përkuleshin me nderim para tij. Që prej asaj dite, festa mori emrin Lartësimi i Kryqit të Shenjtë dhe Jetëdhënës të Zotit dhe është festë e të gjithë të krishterëve.
Më shumë për traditat dhe rëndësinë e festës mund të lexoni më botimet e Radio Bullgarisë mbi temën:
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Një ceremoni solemne do të mbahet në Silistra më 1 tetor për të shënuar 85-vjetorin e kthimit të Dobruxhës Jugore në Bullgari, raportoi BTA. Përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore dhe qytetarë do të vendosin lule para monumentit të..
Që prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta,..
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..