Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Udhëheqësja e lektoratit bullgar në Tbilisi, Ivana Petkova:

Studimet e bullgaristikës në Gjeorgji po bëjnë hapa të vogla, por të sigurta

Shkolla e së dielës "Çitalishte" gjithashtu bashkon komunitetin e vogël bullgar në kryeqytetin e Gjeorgjisë

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Gjeorgji

I vetmi lektorat për gjuhën, letërsinë dhe kulturën bullgare në Gjeorgji gjen një mjedis të përshtatshëm në Universitetin Shtetëror të Sokhumit në Tbilisi dhe po bën hapa gjithnjë e më të sigurt. Shkolla bullgare në kryeqytetin gjeorgjian gjithashtu po përpiqet të ndihmojë fëmijët e diasporës sonë për të mësuar gjuhën amtare. Kontribut në këto aktivitete atdhetare ka lektorja Ivana Petkova – udhëheqëse e lektoratit bullgar, pedagoge në shkollën bullgare dhe në Departamentin e Edukimit Estetik të Fakultetit Pedagogjik në Universitetin e Plovdivit "Paisij Hilendarski".

Ivana Petkova nuk do ta harrojë kurrë leksionin e saj të parë në Gjeorgji, më 23 dhjetor 2019, me temë: "Bullgaria dhe gjuha e bullgarëve."

"Aty shpjegova se si gjuha bullgare dallohet nga gjuhët e tjera sllave," – rrëfen ajo për Radio Bullgarinë. "Në fakt, nëpërmjet teksteve letrare, studentët angazhohen me shumë interes jo vetëm me materialin e teksteve mësimore. Kështu, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të Universitetit të Plovdivit, ne filluam lektoratin bullgar."

Bullgaristika në Gjeorgji ekziston në formën e një seminari ku regjistrohen studentë nga të gjitha programet e studimit. Dy vite më parë – pas akreditimit të programit të studimeve "Sllavistikë" – u përfshinë edhe lëndët me zgjedhje "Gjuha bullgare bashkëkohore" dhe "Historia e letërsisë bullgare". Deri më tani, përmes këtij lektorati kanë kaluar rreth njëzet studentë, dhe shtatë prej tyre tashmë kanë marrë certifikatën e përfundimit të kursit. Një dokument të ngjashëm ata e marrin edhe në shkollat verore të gjuhës bullgare në Universitetin e Sofjes dhe në Universitetin e Veliko Tërnovos.

"Në këto seminare ndërkombëtare, studentët merren edhe me përkthim" – thotë Ivana Petkova. – "Planet tona lidhen me shkëmbime kulturore dhe me idenë për përkthimin e letërsisë gjeorgjiane dhe asaj bullgare."

Në “buqetën shumëngjyrëshe”, siç i përshkruan studentët e saj drejtuesja, përfshihen të rinj që kanë udhëtuar në Bullgari; që vijnë nga martesa të përziera; apo që kanë ambicie të zhvillohen profesionalisht në fusha të lidhura me vendin tonë. Dhe lulet më të reja në këtë buqetë janë nxënësit e shkollës bullgare “Çitalishte” pranë ambasadës sonë në Tbilisi.

"Shkolla bullgare e së dielës u hap në vitin 2017 me iniciativën e ambasadores Desisllava Ivanova dhe funksionon mbi baza vullnetare," – tregon më tej Ivana Petkova. "U quajt "Çitalishte" (Bibliotekë) për herë të parë nga gazetari Emill Spahijski – atëherë ajo vërtet i ngjante këtij lloj institucioni, pasi nuk kishte mësues profesionist. Shkolla bashkon komunitetin bullgar, dhe qëllimi i saj është të zhvillojë ndjenjën e përkatësisë ndaj atdheut, të forcojë shpirtin kombëtar si bazë për sjellje atdhedashëse te bullgarët jashtë vendit. Nxënësit janë vetëm pesë a gjashtë, pasi ka një lëvizshmëri të madhe dhe komuniteti bullgar është i vogël. Kjo është arsyeja pse "Çitalishte" nuk mund të regjistrohet në Ministrinë e Arsimit të Bullgarisë. Por ka ndodhur diçka shumë e mirë – nxënësit janë regjistruar në shkollën bullgare në Milano, nga ku mund të marrin certifikata për klasat e përfunduara.

Edhe pse në pamje të parë e padukshme, prania e Bullgarisë në aspektin arsimor dhe kulturor në Gjeorgji po merr rëndësi gjeostrategjike.

"Dialogu ndërkulturor ndikohet në mënyrë serioze nga faktorë të ndryshëm," shton Ivana Petkova. "Për të punuar me sukses në kushte të tilla, kërkohen kompetenca të veçanta që jam përpjekur t’i zhvilloj ndër vite – ndjeshmëri kulturore, njohje të vlerave dhe traditave, përshtatshmëri ndaj një mjedisi shumë delikat, mirëkuptim ndaj tjetërsisë – që shpesh bie ndesh me bindjet e tua – dhe empati."
Indira Xaganija
Në këtë rrugë të vështirë, Ivana Petkova nuk është e vetme. Sipas saj, ajo mbështetet nga "engjëlli mbrojtës" i bullgaristikës në Gjeorgji – prof. Indira Xaganija, me të cilën ndajnë të njëjtin vizion: "Të prezantojmë Bullgarinë në Gjeorgji dhe të hapim mundësi më të gjera për dialog kulturor dhe shkëmbim akademik mes dy vendeve."

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Gjeorgji, Facebook / Ivana Petkova, Facebook / Shkolla "Çitalishte" pranë Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Gjeorgji



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vlladisllav Hristov

Vlladislav Hristov fitoi çmimin më të lartë në botë për vargje haiku

Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i Matsuo Basho në qytetin Iga të Japonisë. Për herë të parë, një bullgar ka marrë çmimin..

botuar më 25-10-16 5.34.MD

Bullgaria merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt

Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit, Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin dhe diplomatët..

botuar më 25-10-16 11.06.PD

Në romanin e tij të ri, Peter Georgiev Ray zbulon të metat e brezit të ri

“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...

botuar më 25-10-13 8.00.MD