Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes “Druzhba 2”.
Protesta e banorëve të lagjes “Druzhba” lidhet me punimet e planifikuara të Shoqatës Aksionare “Toplofikacia Sofia” në rrjetin e ngrohjes, të cilat do të zhvillohen gjatë tetorit, nëntorit dhe dhjetorit – pra, gjatë gjysmës së sezonit të ngrohjes. Nga kompania deklaruan se furnizimi me ngrohje do të ndërpritet në mënyrë të njëpasnjëshme në pjesë të ndryshme të lagjes për deri në 15 ditë.
Ndërkohë, banorët e lagjes Gorubljane protestojnë me kërkesën për përfundimin e kanalizimit të lagjes së tyre.
Përpara gazetares Evelina Stojanova, protestuesit thanë se planifikojnë të mbajnë bllokimin e trafikut deri në orën 20:00. Aktualisht, lejohet kalimi i automjeteve të transportit publik dhe ambulancave.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..