Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes “Druzhba 2”.
Protesta e banorëve të lagjes “Druzhba” lidhet me punimet e planifikuara të Shoqatës Aksionare “Toplofikacia Sofia” në rrjetin e ngrohjes, të cilat do të zhvillohen gjatë tetorit, nëntorit dhe dhjetorit – pra, gjatë gjysmës së sezonit të ngrohjes. Nga kompania deklaruan se furnizimi me ngrohje do të ndërpritet në mënyrë të njëpasnjëshme në pjesë të ndryshme të lagjes për deri në 15 ditë.
Ndërkohë, banorët e lagjes Gorubljane protestojnë me kërkesën për përfundimin e kanalizimit të lagjes së tyre.
Përpara gazetares Evelina Stojanova, protestuesit thanë se planifikojnë të mbajnë bllokimin e trafikut deri në orën 20:00. Aktualisht, lejohet kalimi i automjeteve të transportit publik dhe ambulancave.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..