Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arrestime në “Administratën e Transportit Rrugor” për ryshfet të kërkuar nga ekipi i Robbie Williams

| rinovuar më 25-09-29 1.56.MD
Foto: BTA

Dy punonjës të Agjencisë Ekzekutive “Administrata e Transportit Rrugor” u ndaluan për 72 orë nga policia e kryeqytetit, pasi dyshohet se kërkuan ryshfet nga katër drejtues kamionësh që transportonin pajisjet për koncertin e yllit britanik të muzikës pop, Robbie Williams, i cili u mbajt me shumë sukses në mbrëmjen e 28 shtatorit në Sofje.

Sipas burimeve të BNR, ngjarja ndodhi në fundjavën e kaluar, kur katër kamionët u ndaluan në hyrje të qytetit nga një ekip i agjencisë. Pikërisht atëherë u bë edhe kërkesa për ryshfet.

Ryshfeti i kërkuar është në shumën totale prej 500 eurosh.  BNR raporton gjithashtu se shoferët e kamionëve paraqitën kallëzim në polici, dhe më 27 shtator (të shtunën), punonjësit e korruptuar u arrestuan.

Sipas BNT, një sinjal lidhur me ngjarjen është dërguar edhe në Ambasadën Britanike nga organizatorët e koncertit.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Forumi DiVino.Taste ofron shije të reja dhe interesante nga vreshtat në të gjithë vendin

Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..

botuar më 25-11-28 5.55.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD