Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Patriku bullgar dhe ai ekumenik u takuan në Selanik

Foto: bg-patriarshia.bg

Patriku i Bullgarisë, Daniill, u takua në Selanik me Patrikun Ekumenik Bartolomeu, njoftoi Patrikana Bullgare. Të dy klerikët diskutuan lidhjet shpirtërore shekullore midis Patrikanës së Kostandinopojës dhe popullit bullgar ortodoks. Ata theksuan marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira ndërmjet dy patrikanave, si dhe trajtuan çështje të tjera të bashkëpunimit ndërortodoks.

Patrikët Danill dhe Bartolomeu vunë në dukje rëndësinë e madhe të arsimit teologjik në kohët moderne. Patriku Danill shprehu shpresën që Shkolla Teologjike e Halkit, e cila është e mbyllur prej 54 vitesh në ishullin Heybeliada (më i madhi nga Ishujt e Princërve), të rihapet.

Takimi zgjati mbi një orë dhe u zhvillua në frymë vëllazërimi dhe përzemërsie. Të dy patrikët shkëmbyen dhurata simbolike, raportoi agjencia BTA.

Me ftesë të Kryepeshkopit të Athinës dhe të gjithë Greqisë, Ieronimit II, Patriku bullgar Daniill mori pjesë në një konferencë shkencore ndërkombëtare në Selanik, e cila iu kushtua 100-vjetorit të revistës “Teologjia”.

Gjatë vizitës së tij, Patriku Danill u takua gjithashtu me ministren e Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë, Sofia Zaharaki.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: bg-patriarshia.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arrestime në “Administratën e Transportit Rrugor” për ryshfet të kërkuar nga ekipi i Robbie Williams

Dy punonjës të Agjencisë Ekzekutive “Administrata e Transportit Rrugor” u ndaluan për 72 orë nga policia e kryeqytetit, pasi dyshohet se kërkuan ryshfet nga katër drejtues kamionësh që transportonin pajisjet për koncertin e yllit britanik të muzikës..

rinovuar më 25-09-29 1.56.MD
Zheço Stankov

Bullgaria mund të jetë porta hyrëse për gazin amerikan drejt Evropës

Heqja dorë nga gazi natyror rus, si nga ana e Bullgarisë ashtu edhe e BE-së, është një proces shumë i gjatë. Këtë е deklaroi ministri i energjetikës, Zheço Stankov, në një intervistë për bTV. “Që në muajin maj, komisioneri evropian Dan Jorgensen nisi..

botuar më 25-09-29 11.06.PD

Bullgaria do të blejë një sistem antidron me hua nga BE

Vendi do të pajiset me sisteme të veta kundër dronëve. Ato do të blihen nga Ministria e Mbrojtjes përmes një huaje të marrë në kuadër të Mekanizmit Evropian për Investime në Mbrojtje – SAFE. Këtë e sqaroi në një përgjigje me shkrim ministri i..

botuar më 25-09-29 9.29.PD