Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara monumentit “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes.
Gjatë rrugës për në shesh, autobusi me legjendat e reja të volejbollit u prit zhurmshëm nga këmbësorët në rrugët e qytetit. Përpara” Shën Aleksandër Nevskit”, djemtë u pritën me ovacione edhe më të zhurmshme. Njerëzit thërrisnin "Bullgarët - heronj" dhe valëvisnin flamurin bullgar, duke kërkuar autografe dhe foto.



Sukseset e jashtëzakonshme të ekipit më të ri në kampionat, që mbeti i pamposhtur deri në finalen kundër Italisë — e cila arriti të mbrojë titullin botëror — bashkuan kombin tonë të ndarë.

"Gjatë dy ditëve të fundit, kemi filluar të kuptojmë se si janë gjërat në Bullgari, si i kemi nxjerrë të gjithë njerëzit në rrugë, për çka jam mirënjohës. Mendoj se ky është shpërblimi më i madh për ne", tha kapiteni i ekipit kombëtar, Aleks Grozdanov, pas mbërritjes së tij në Sofje.
"Duhet të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë, sepse përndryshe do të ketë një efekt të kundërt. Sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë sepse nuk jemi më autsajderë ", komentoi trajneri Gianlorenzo Blengini.
Prisni një reportazh të zgjeruar mbi pritjen e ekipit kombëtar bullgar të volejbollit në faqen e internetit të Radio Bullgarisë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Vetëm 3 të dhjetat e sekondës përcaktuan kampionin e meshkujve të Maratonës së Sofjes 2025. Kenianët Shedrak Kimajo dhe Ejbraham Kiplimo kaluan vijën e finishit në të njëjtën kohë, duke detyruar përdorimin e një fotofinishi. Fituesi i vitit të kaluar..
Fillon ngjarja më e madhe e atletikës së lehtë në Bullgari – Wizz Air Sofia Marathon 2025 . Më 11 dhe 12 tetor, rrugët e Sofjes do të shndërrohen në një skenë të sportit dhe kulturës. Edhe këtë vit, organizatorët raportojnë interes rekord nga..
Basketbollisti më i mirë bullgar Aleksandër Vezenkov u zgjodh për të dytin vit radhazi si lojtari më i mirë jashtë Shoqatës Kombëtare Amerikane të Basketbollit - NBA në anketën e menaxherëve të përgjithshëm të NBA-së. Ylli i Olympiacos mori 44% të..