Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjentin kryesor Konstantin Ilievski, po e nis sezonin e saj të ri krijues me një koncert festiv në Sallën "Bullgaria" të kryeqytetit më 1 tetor - data e shpallur nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Muzikës më shumë se pesë dekada më parë.
Mbrëmja do të hapet me një vepër të gëzueshme nga një kompozitor dhe pianist i njohur bullgar – “Festa” nga Krasimir Taskov. Koncerti për marimba dhe orkestër nga autori francez Guillaume Connesson do të interpretohet për herë të parë në një skenë bullgare me një soliste të shkëlqyer – perkusionisten virtuoze Vasilena Serafimova. Diplomuesja e dy prej shkollave më prestigjioze të muzikës në botë – Konservatori i Parisit dhe Shkolla Juilliard (Juilliard School) në Nju Jork, ka vite që gëzon një karrierë të suksesshme evropiane.Ajo është profesoreshë në Lozanë, drejtoreshë e festivaleve në Bullgari dhe Francë dhe frymëzuese e veprave nga një numër kompozitorësh bashkëkohorë të krijuara posaçërisht për të.
Në pjesën e dytë të mbrëmjes festive, Orkestra Simfonike e Radios do të prezantojë një nga veprat më të dashura të Gustav Mahler - Simfonia nr. 1 "Titan", titulli i së cilës nuk lë të kuptohet për një fuqi gjigante, por është një referencë për romanin me të njëjtin emër nga Jean Paul, por jo si një afërsi e subjektit, por më tepër si një afërsi shpirtërore. Kompozitori ndan pikëpamjet e shkrimtarit mbi adhurimin panteist të njerëzve para bukurisë madhështore të natyrës dhe dëshirën e tyre për t'u bashkuar me harmoninë e saj hyjnore.
Për sezonin 2025/2026, Orkestra Simfonike e Radios - një ansambël me tradita të gjata dhe një vend të qëndrueshëm në jetën kulturore të Bullgarisë, ka përgatitur një program të pasur, duke kombinuar kryevepra klasike dhe vepra bashkëkohore interesante. Dirigjentë dhe solistë të shquar bullgarë dhe ndërkombëtarë, lokacione të reja, premiera dhe programe për të gjitha moshat e shndërrojnë secilën prej ngjarjeve në një festë muzikore. Koncertet do të zhvillohen jo vetëm në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare dhe në Sallën "Bullgaria", por edhe në sallën e bukur të Klubit Qendror Ushtarak dhe në Operën e Sofjes.
Edhe këtë stinë, çdo program do të përfshijë një vepër bullgare. Partneriteti i Orkestrës Simfonike me konkurse prestigjioze muzikore ofron një mundësi për të prezantuar talente të reja, laureatë të këtyre konkurseve, siç janë pianisti Ivajllo Vasilev dhe violinistja Yuki Hirano.
Violisti dhe dirigjenti me famë botërore Maksim Risanov, këngëtaret madhështore me karriera të suksesshme evropiane Svetlina Stojanova dhe Ina Kënçeva, tandemi unik i Krasimira Stojanovës dhe dirigjentit Pavell Balev, dirigjenti me famë botërore Gergely Madaras dhe flautistja e famshme Noemi Gyori janë ndër emrat intrigues që publiku mund të presë në skenë në partneritet me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.
Violinistja e mrekullueshme Ioanna Kamenarska do të debutojë me orkestrën e radios. Solistë të ansamblit do të jenë dy instrumentistë të tjerë të shkëlqyer me karriera të suksesshme në mbarë botën - violinisti Rumen Cvetkov dhe violonçelisti Aleksandër Somov. Virtuozi i paarritshëm Svetlin Rusev do të festojë 50-vjetorin e tij me një sfidë të re të jashtëzakonshme dhe respekt për Niccolo Paganinin, duke interpretuar në dy mbrëmje radhazi (më 15 dhe 16 maj) të gjitha koncertet për violinë dhe orkestër nga një prej gjenive më misteriozë në historinë e muzikës.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: FB/SymphonyOchestraBNR, BNR, BTA, arkivi personal i Joanna Kamenarskës
Dy aktorë të rinj - Alena Vergova dhe Bojan Todorov - prezantojnë këngën e tyre duet, të titulluar "Nata vdes vetëm". Kjo është gjithashtu kënga e parë nga albumi i ardhshëm debutues i Bojan, i cili na tregoi se si lindi ideja: "Po këndoja..
Një rikthim i shumëpritur është tani fakt - 19 vjet më vonë, D2, një nga grupet më të dashura të rokut, është rikthyer në formacionin e tij origjinal. Gjatë këtyre pothuajse dy dekadave, ideja e kthimit të Diço-s si frontman është diskutuar..
Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..
Dy aktorë të rinj - Alena Vergova dhe Bojan Todorov - prezantojnë këngën e tyre duet, të titulluar "Nata vdes vetëm". Kjo është gjithashtu kënga e..