Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE me vepra madhështore dhe ide të reja nga 13 shtete

Foto: Sofia Art Fair

Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE, panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e kthyer kryeqytetin në një arenë të ideve, shkëmbimit kulturor dhe takimeve midis publikut dhe artit.

Një pikë kulmore këtë vit është projekti kuratorial "Expanded Perspectives" ("Perspektiva të Zgjeruara"), i cili del përtej sallave të ekspozitave dhe ndërthur artin me vetë peizazhin urban. Brenda këtij projekti, katër artistë të njohur evropianë prezantojnë vepra të mëdha dhe me ndikim, të cilat janë ekspozuar më parë në vende ikonike si Porta e Brandenburgut dhe Parlamenti Evropian.
Projekti LOVE HATE nga Mia Florentine Weiss
Ndër to janë: skulptura prej çeliku e Gabriella von Habsburg, që ndërthur formën abstrakte me mendimin arkitektonik; ambigram provokues (fjalë që mund të lexohet në mënyra të ndryshme në varësi të këndvështrimit) "LOVE HATE" e artistes gjermane Mia Florentine Weiss, e cila ngre çështjen mbi zgjedhjen personale dhe perspektivës; video-installacioni "Dicotomica" nga italiani Giuseppe Lo Schiavo, që eksploron tensionin mes natyrës dhe teknologjisë; si dhe skulptura "Spolu" e artistes çeke Sabina Knetlova, e cila i kushtohet temës së bashkësisë dhe përkatësisë.
Video-instalacioni Dicotomica nga Giuseppe Lo Schiavo
Gjatë forumit zhvillohen diskutime me pjesëmarrjen e drejtorëve kryesorë të muzeve evropiane, galeristëve, kuratorëve dhe ekspertëve ligjorë në fushën e kulturës. Ata debatojnë për të ardhmen e artit bashkëkohor, rolin e institucioneve dhe lidhjen mes artit, shoqërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Skulptura Spolu nga piktorja Sabina Knetlova
Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Foto: Sofia Art Fair



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Gjeorgji

Studimet e bullgaristikës në Gjeorgji po bëjnë hapa të vogla, por të sigurta

I vetmi lektorat për gjuhën, letërsinë dhe kulturën bullgare në Gjeorgji gjen një mjedis të përshtatshëm në Universitetin Shtetëror të Sokhumit në Tbilisi dhe po bën hapa gjithnjë e më të sigurt. Shkolla bullgare në kryeqytetin gjeorgjian gjithashtu po..

botuar më 25-09-21 9.20.PD

Një film bullgar triumfoi në një festival në Shqipëri

Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..

botuar më 25-09-17 9.36.PD

Një dekadë në 18 000 fotografi – Sofja përmes syve të Ivan Shishiev

10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin..

botuar më 25-09-17 7.00.PD