Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shuma nga Plani i Rimëkëmbjes varet nga përmbushja e një kushti të lidhur me Komisionin për Luftën kundër Korrupsionit

Foto: BTA

Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference për shtyp, cituar nga BTA. “Ne i kemi dërguar një letër Bullgarisë për shumën përkatëse, e cila nuk do të disbursohet nëse kushti (i lidhur me Komisionin për Luftën kundër Korrupsionit – shën. red.) nuk përmbushet. Ka një afat prej një muaji për përgjigje, dhe më pas, nëse vlerësojmë se kushti nuk është përmbushur, pagesa do të shtyhet për edhe gjashtë muaj”, deklaroi zëdhënësi.

I pyetur për letrën drejtuar Komisionit Evropian nga grupi “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian, ku lidhej çështja penale ndaj kryetarit të bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev, i akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për marrje ryshfeti në prokurime publikë, me vlerësimin për dhënien e fondeve nga Plani i Rimëkëmbjes, zëdhënësi Maçej Berestecki u përgjigj: “Këto dy çështje nuk kanë asnjë lidhje mes tyre.”


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Unioni i Gjyqtarëve paralajmëroi për një kërcënim nga një program kompjuterik antivirus

Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..

botuar më 25-11-26 12.06.MD
Bojko Borisov

Sipas shumicës në pushtet, protestat nuk do ta ndalin vendin në rrugën drejt eurozonës

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..

botuar më 25-11-26 11.47.PD

Kryeministri mbështeti planin e paqes për Ukrainën para “Koalicionit të të gatshmëve“

Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..

botuar më 25-11-26 9.34.PD