Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të bllokojë një pjesë të trafikut në qendër të Sofjes.
“Arsyeja pse po protestojmë sot është sepse nuk po i përmbushin kërkesat e protestave të mëparshme. Institucionet dhe autoritetet nuk duan të na kushtojnë vëmendje”, tha mjekja praktikante Dr. Kalina Bozhillova për Nova TV.
Mjekët e rinj kërkojnë që paga e tyre bazë bruto të jetë 3.5 herë më e lartë se minimumi për vendin, dhe që infermierët, rehabilituesit dhe asistentët e mjekëve të marrin 150% të pagës mesatare për vendin. Ata gjithashtu kërkojnë që ndryshimet ligjore të miratuara në leximin e parë në verë me kushte më të mira të votohen përfundimisht, në mënyrë që ato të përfshihen në buxhetin për vitin e ardhshëm.
Mjekët kërcënojnë të protestojnë çdo javë, sepse gjysmë viti pas fillimit të pakënaqësisë së tyre nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet. “Jemi të lodhur nga premtimet boshe, zvarritjet, ndryshimet fiktive dhe shmangjen e përgjegjësisë. Duam veprime të vërteta dhe të menjëhershme”, deklarojnë ata.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNESMë 6 dhe 7 tetor në Plovdiv po zhvillohet Konferenca e 9-të Globale për Turizmin e Verës. Organizatorë janë Ministria e Turizmit në partneritet me Organizatën Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara (UN Tourism). Në diskutime, temat kryesore..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Më shpesh, bashkatdhetarët tanë kanë udhëtuar në Greqi..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..