Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të bllokojë një pjesë të trafikut në qendër të Sofjes.
“Arsyeja pse po protestojmë sot është sepse nuk po i përmbushin kërkesat e protestave të mëparshme. Institucionet dhe autoritetet nuk duan të na kushtojnë vëmendje”, tha mjekja praktikante Dr. Kalina Bozhillova për Nova TV.
Mjekët e rinj kërkojnë që paga e tyre bazë bruto të jetë 3.5 herë më e lartë se minimumi për vendin, dhe që infermierët, rehabilituesit dhe asistentët e mjekëve të marrin 150% të pagës mesatare për vendin. Ata gjithashtu kërkojnë që ndryshimet ligjore të miratuara në leximin e parë në verë me kushte më të mira të votohen përfundimisht, në mënyrë që ato të përfshihen në buxhetin për vitin e ardhshëm.
Mjekët kërcënojnë të protestojnë çdo javë, sepse gjysmë viti pas fillimit të pakënaqësisë së tyre nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet. “Jemi të lodhur nga premtimet boshe, zvarritjet, ndryshimet fiktive dhe shmangjen e përgjegjësisë. Duam veprime të vërteta dhe të menjëhershme”, deklarojnë ata.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNESAsambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PASE) vendosi të ndërpresë mbikëqyrjen ndaj Bullgarisë. Vendimi u mor me 101 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim. Nga tribuna e parlamentit, deputeti i partisë “Ka një popull të tillë”, Stanisllav..
Së shpejti do të nisë një studim tregu, i ndjekur nga një procedurë konkurrence për zhvillues bullgarë të disa llojeve të dronëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Tomisllav Donçev, zëvendëskryeministër dhe ministër i..
Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..