Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ndryshim i jashtëzakonshëm legjislativ hap rrugën për shitjen e Lukoil

Ivajllo Mirçev
Foto: BGNES

“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve në parlament nga bashkëkryetari i “Po, Bullgaria” Ivajllo Mirçev, raportoi BGNES.

Sipas tij, deputetët nga “DPS-Fillim i Ri” duan që miratimi për blerjen të kalojë përmes Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, por jo sepse janë të shqetësuar për Lukoil dhe interesin kombëtar. “Meqenëse Deljan Peevski (i sanksionuar sipas Ligjit global Magnitsky - red.) nuk është në marrëveshje dhe kontrollon Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, ky ndryshim po futet në mënyrë që marrëveshja të mund të përfundojë me lejen e tij”, shpjegoi ai.

Ivajllo Mirçev i lidhi veprimet e nxituara me artikullin e “Wall Street Journal”, ku thuhet se kreu i GERB-it, Bojko Borisov, ka zhvilluar bisedime joformale me djalin e Donald Trump-it rreth transferimit të aseteve strategjike bullgare në këmbim të heqjes së sanksioneve sipas Ligjit Magnitsky.

Bashkëkryetari tjetër i “Po, Bullgari”-së, Bozhidar Bozhanov, tha se blerësi i rafinerisë është rus. Sipas tij, aktualisht ekziston një mekanizëm për shqyrtimin e investimeve të huaja, përmes të cilit çdo investitor rus i fshehur apo jo duhet t'i nënshtrohet një kontrolli në Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare dhe nuk ka nevojë për ndryshime në legjislacion, raportoi BTA.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti miratoi ndryshimet për menaxherin special të Lukoil

Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..

botuar më 25-11-07 5.46.MD

Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" lundron për në Antarktidë

Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të katërt për në Antarktidë, anija pritet të arrijë në bazën bullgare të Antarktidës në ishullin..

botuar më 25-11-07 3.31.MD
Gjeneral-major Dejan Deshkov

Ushtria po riarmatoset me pistoleta amerikane

Deri në mes të dhjetorit, në të gjitha njësitë ushtarake të vendit do të ketë simulatorë për pilotimin e dronëve, tha komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral-major Dejan Deshkov. Në poligonin “Ljuljak” pranë qytetit Stara Zagora ai saktësoi se dronët..

botuar më 25-11-07 12.27.MD