Një varr i paprekur i një gruaje të re nga fillimi i shekullit të II-të u zbulua nga arkeologët pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda (Bulgaria Jugore), njoftoi Bashkia e Topollovgradit. Ekipi që bëri zbulimin drejtohet nga Daniella Agre dhe Dejan Diçev.
Sipas arkeologëve, varrimi u krye sipas ritualit të kremacionit dhe trupi u vendos në një shtrat të veçantë prej druri në një dhomë varrimi me tulla, të mbuluar me një qemer tullash. Vathë masivë prej ari, aplikime gjysmësferike prej ari në zonën e kokës dhe një broshë prej ari janë ndër gjetjet e zbuluara.
Brosha – me një imazh femëror në reliev, dallohet për elegancën e saj të jashtëzakonshme dhe është unike në vendin tonë. Një bizhuteri e ngjashme njihet nga varrimi i Kriperia Trifenës në Romë, i cili flet për statusin e lartë shoqëror të gruas së varrosur, informon Bashkia e Topollovgradit.
Artefaktet e tjera janë një tavolinë bronzi me këmbë në formën e sirenave mitike – një gjetje jashtëzakonisht e rrallë për territorin e Perandorisë Romake, një arkë tualeti, enë qelqi dhe qeramike, një furkë kocke dhe këpucë lëkure. Një monedhë bronzi e Perandorit Trajan (98–117 pas Krishtit) u gjet gjithashtu në zonën e kokës, e ashtuquajtura “Obol i Karonit”, e lënë, sipas besimeve, për t'i paguar shpirti i të ndjerit varkëtarit Karon për kalimin në jetën e përtejme.
Verën e kaluar, në zonën e Kapiten Petko Vojvodës, gjatë gërmimeve të varrit të një kalorësi trak nga trupat e Perandorisë Romake, u zbulua një thesar i artë, ndërsa në fillim të gushtit të këtij viti - një varr i dytë i një luftëtari aristokrat së bashku me dhurata, një pjesë të armatimit të tij dhe kalin e tij të kalërimit nga gjysma e dytë e shekullit të II-të, kujton BTA.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Bashkia e Topollovgradit
Komuniteti bullgar në Kosovë është pak i njohur për opinionin publik në vendin tonë sot. Dritë mbi proceset historike që kanë ndikuar në këtë diasporë bullgare hedh botimi më i fundit i zgjeruar i librit "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe..
Tokat tona janë djep i qytetërimeve të lashta. Falë arkeologëve bullgarë, ato po bëhen të njohura për një auditor më të gjerë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë prezantimit në Sofje të statujës së restauruar të një burri nga qyteti antik..
Në Muzeun Historik Rajonal të Gabrovos është ekspozuar një “copë letër” modeste drejtkëndëshe me përmasa 10 me 15 cm. Kjo është kartëmonedha e parë bullgare – një njësi prej njëzet levash me numër serial 000001. Është shtypur më 1 gusht 1885 në Shën..
Më 29 tetor shënohet Dita e Bullgarëve Besarabë. Ideja për këtë festë lindi në vitin 1938, kur në Bullgari u shënua solemnisht 100-vjetori i..