Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në prag të sezonit të dëborës – a do ta tejkalojë turizmi ynë nivelin Dimër 2025

Foto: BTA

Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë përkatëse deri në fillim të tetorit, qytetarët bullgarë që kanë vizituar destinacione turistike në vend kanë qenë 1 milion e 359 mijë, ndërsa të huajt që kanë zgjedhur destinacion Bullgari janë 632 mijë persona.

Rumen Draganov

Rritjet janë fakt, tregon statistika, por a pritet që tendenca të vazhdojë?

“Ajo që presim nga sezoni dimëror i ardhshëm është ruajtja e niveleve nga viti i kaluar me një rritje të lehtë prej 2-3%. Ne mbajmë të dhënat e vitit të kaluar, sepse ajo që vërejmë gjatë verës së vitit 2025 është se turizmi po fiton një kornizë gjithnjë e më të qëndrueshme, d.m.th. shohim se kërcimet nga vitet 2022–2023, pas pandemisë, tashmë po zvogëlohen dhe nga numra dyshifrorë po kthehen në njëshifrorë. Dhe situata aktuale në Evropë na bën të jemi edhe më të kujdesshëm në vlerësime,” – komentoi për Radio Bullgarinë prof. Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm.



Rezervimet e turistëve për sezonin dimëror deri në ditën e sotme janë në nivelet e vitit të kaluar – deri tani ka 25% mbushje në resortet dimërore, me kusht që sezoni i skive tradicionalisht të fillojë në mesin e dhjetorit, theksoi Draganov. Pritshmëritë janë që në Bullgari gjatë dimrit të vijnë mbi 2 milionë e 200 mijë turistë, ndërsa vetëm 1/6 e vizitave do të jenë të lidhura me turizmin e skive – rrjedha kryesore turistike është e lidhur me lloje të tjera vizitash: te të afërm dhe miq, turizëm biznesi dhe kulturor, SPA, wellness dhe turizëm balnear etj.



Përveç kësaj, turisti bullgar mbetet hallka më e rëndësishme në sektor – për çdo të huaj vijnë nga katër bullgarë që përdorin shërbime turistike në vend.

Duke folur për turistët e huaj, ata janë kryesisht nga shtetet fqinje me vendin tonë si Rumania, Serbia, Maqedonia e Veriut, Turqia, vendet e BE-së etj.



Asja Panxherova, pronare e një hoteli me 5 yje në Bansko, resorti më i madh dimëror në Bullgari, komenton:



“Presim që trendi të ruhet. Sigurisht, po flasim për një të ardhme që nuk mund të parashikohet, por gjëja kryesore nga e cila gjykoj, është interesi ndaj rezervimeve dimërore dhe ndaj festave të Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri. Dhe nëse vitin e kaluar rezervimet më intensive filluan nga gjysma e dytë e tetorit, këtë vit ky proces filloi që nga fillimi i shtatorit. Kjo flet vetvetiu për një trend edhe më në rritje.”



Një problem i madh megjithatë është mungesa e kuadrove, që është një çështje në të gjitha fushat ekonomike, por veçanërisht e theksuar në degën turistike, theksoi për Radio Bullgarinë Ilin Dimitrov, sekretar i presidentit për turizëm, arsim dhe kulturë, si edhe ish-ministër teknik i turizmit.



“Mungesa e kuadrove është kronike dhe do të thellohet. Llogaritja e thjeshtë tregon se për çdo 100 persona që dalin nga tregu i punës, zëvendësuesit janë 65. Dhe me këtë raport të keq, dhe me rritjen e bazës hoteliere me midis 10 dhe 20 komplekse të mëdha çdo vit, nuk shoh zgjidhje tjetër, përveç një politike shtetërore agresive për tërheqjen e kuadrove në sektor,” – tha Dimitrov.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: BTA, arkiv, bgtourism.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prehje nën yje – glamping-u është forma e re e arratisjes nga qyteti

Ato shfaqen në vendet më të pazakonshme – lart në mal apo në breg të detit, nën kurorat e pemëve apo direkt nën qiellin me yje. Bëhet fjalë për një dukuri relativisht të re në turizmin bullgar – të ashtuquajturat glamping-e . Termi vjen nga anglishtja..

botuar më 25-08-28 4.20.MD

E ardhmja e monumentit në majën Buzlluxha – një atraksion turistik që sjell përfitime për rajonin

Ish-Shtëpia-Monument e Partisë Komuniste Bullgare në majën Buzlluxha duhet të ruhet dhe të shndërrohet në një destinacion turistik, i cili do të sjellë përfitime dhe të ardhura për rajonin. Rreth kësaj ideje u bashkuan vizitorët e Festivalit "Open..

botuar më 25-08-24 7.50.PD

Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve rekomandon ngrohtësisht Sofjen për në vjeshtë

Klima e butë, ngjarje kulturore dhe mundësi për të njohur traditat vendase – këto janë vetëm disa nga arsyet pse vjeshta është koha më e përshtatshme për të vizituar Sofjen, raporton portali i njohur italian i udhëtimeve siviaggia.it , i cili së..

botuar më 25-08-19 3.55.MD