Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në mëngjes, në disa lugina dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar për shkak të mjegullës. Gjatë paradites, moti do të jetë kryesisht me diell. Në gjysmën e dytë të ditës, vranësirat e mesme dhe të larta do të shtohen dhe do të bëhen më të dendura. Në disa zona të maleve Rilla dhe Rodopet dhe rajonet juglindore, mund të bjerë shi i dobët. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 15 dhe 20°C, ndërsa në kryeqytet rreth 16°C.
Në bregdetin e Detit të Zi, do të ketë vranësira të shpërndara, pa reshje. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 16 deri në 18°C. Temperatura e ujit të detit është 17–19°C, ndërsa dallgëzimi do të jetë 2–3 ballë.
Në zonat malore do të ketë vranësira të shumta, kryesisht të larta dhe të mesme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu-jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi rreth 1200 m do të jetë rreth 13°C, ndërsa në 2000 m rreth 6°C.
Të mërkurën, vranësirat do të shtohen edhe më shumë. Në disa zona perëndimore dhe malore, janë të mundshme reshje të dobëta shiu. Moti do të jetë kryesisht i qetë ose me erë të lehtë jugore, ndërsa temperaturat do të jenë 1–2 gradë më të larta.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..