2
Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti "FIESTA - gëzimi i të bërit muzikë". Më 23 tetor, në orën 19:30 në Sallën 3 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje, do të jemi dëshmitarë të një feste të vërtetë latine, në të cilën këngëtarët e rinj do të festojnë së bashku me solistë të ftuar të shquar. Pranë tyre në skenë do të jenë muzikantët nga orkestra "Simfonieta" e Vracës, e dirigjuar nga Hristo Pavllov.

Përveç solistëve të mrekullueshëm, mbresëlënës është edhe programi interesant, i mbushur me muzikë nga Venezuela, Brazili, Spanja, Kuba, Kosta Rika, Peruja, Argjentina dhe vende të tjera të Amerikës Latine. Do të dëgjojmë gjithashtu shtatë vepra të aranzhuara nga Quito Gato nga Argjentina posaçërisht për këtë kor.
Në këtë kontekst, dirigjentja e korit Venecia Karamanova ndau me Radio Bullgarinë:

"Ky program është shumë i pazakontë për ne - ne dolëm nga këpucët e rehatshme të muzikës klasike dhe vumë këpucë me muzikë shumë të gjallë dhe të bukur, të cilën fëmijët e pritën me kënaqësi. Edhe pse kjo është e vështirë për ne, pasi si ritmi, ashtu edhe tekstet e shumta që duhej të mësonim ishin problem. Por kishim kohë - rreth një vit më parë Ina Kënçeva na solli maestro Quito Gato. Ai luajti për ne, ne kënduam para tij dhe na pëlqeu njëri-tjetri. Kështu vendosëm që mund të realizojmë një koncert të tillë. Ai del jashtë kufijve të krijimit tonë tradicional të muzikës në skenë, por pikërisht kjo është gjëja e mirë - që në këtë sezon, me rastin e 65 vjetorit nga themelimi i Korit të Fëmijëve të Radios, po u dërgojmë edhe këtë përshëndetje të gëzueshme miqve tanë."
Ina Kënçeva shton:

"Ky projekt është vërtet gjithëpërfshirës, ai thotë se nuk ka dallime midis kulturave, midis popujve - ekziston vetëm një bazë e përbashkët kohezioni, dhe kjo është arti dhe muzika. Prandaj, ky kompozim i pabesueshëm i radios ka mundësinë në këtë mënyrë t'i bëjë thirrje shoqërisë për të hapur kufijtë e marrëdhënieve dhe dialogut - dialogut kulturor dhe ndërkulturor. Fëmijët janë ambasadorë të vërtetë të këtyre ideve."

Meqenëse aranzhimet që bëri Quito Gato për koncertin janë plot me poliritëm, ne kemi zgjedhur për ju një pjesë shumë interesante nga repertori i pasur i Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare - "Oi, Elize". Siç sugjeron titulli, ajo është bazuar në muzikën e Bethovenit, por Antoni Donçev krijon variacione mbi temën e njohur, në të cilën fut ritme tipike bullgare të pabarabarta dhe madje edhe një dulle. Soliste janë Kalina Jançeva - piano, Antonia Mirçeva - flaut, Demetra Grigorova - marimba, daulle.
Foto: facebook.com/detskiradiohor, arkivi personal i Iva Kënçevës
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e..