Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania rinegocion me BE-në Planin e saj Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri

Dragoș Pîslaru

Komisioni Evropian miratoi variantin e ri të Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Rumanisë, njoftoi ministri për fondet evropiane Dragoș Pîslaru, i cituar nga AGERPRES. Vlera e re e planit të rishikuar është 21,41 miliardë euro, nga të cilat 13,57 miliardë euro janë grante dhe 7,84 miliardë euro janë hua. Madhësia e mëparshme e planit për Rumaninë ishte mbi 28 miliardë euro.

Qëllimi është të ulet presioni mbi buxhetin shtetëror dhe deficitin dhe të shmangen sanksionet për shkak të vonesave ose reformave të pazbatuara, shpjegoi ministri. “E hoqëm investimet me rrezik të lartë dhe transferuam 26 investime me përparim solid nga huatë te grantet”, sqaroi Pîslaru.

Si arritje ai theksoi se financimi i autostradës A7 drejt Moldavisë do të bëhet me grant nga BE për 2,17 miliardë euro. Po ashtu, Rumania do të mund të ruajë deri në vitin 2029 tre termocentrale me qymyr.

Shërbimi ushtarak nuk është masë për patriotizëm, deklaroi ministri kroat i mbrojtjes



Ministri i mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić, siguroi se askush nuk do të detyrohet të kalojë trajnimin bazë ushtarak nëse nuk dëshiron, duke theksuar se secili do të mund të mbështetet në arsye fetare, morale ose shëndetësore për refuzim, përcolli hina.hr.

Të refuzuarit për “shërbim ushtarak sipas ndërgjegjes” do të drejtohen nga komisioni në Mbrojtjen Civile për një shërbim tre-mujor ose në vetëqeverisjet vendore për një shërbim civil katër-mujor, sqaroi ministri gjatë debatit parlamentar për ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen, të cilat rikthejnë trajnimin e detyrueshëm ushtarak.

Anušić theksoi se programi për trajnimin bazë ushtarak “nuk është masë për patriotizëm” dhe nuk diskriminon ata që zgjedhin shërbimin civil.

Zgjedhësit në pjesën turke të Qipros refuzuan liderin e mbështetur nga Ankaraja


Politikani i qendrës së majtë Tufan Erhurman fitoi zgjedhjet presidenciale në pjesën veriore të Qipros me 62,76% të votave. I dyti me 35,81% mbeti lideri aktual i Qipros Veriore, Ersin Tatar, i cili ishte i mbështetur nga Ankaraja. Tatar përgëzoi Erhurman për fitoren e tij, përcjell Anadolu Ajansı.

Republika e Qipros, e njohur ndërkombëtarisht dhe anëtare e BE-së, kontrollon pjesën jugore të ishullit, e banuar kryesisht me grekë qipriotë. Tatar mbronte pozicionin e Ankarasë për krijimin e dy shteteve të ndara në Qipro. Erhurman deklaroi se preferon një shtet federal, që të përfshijë të dy pjesët e ishullit. Ai deklaroi se në zgjedhje nuk ka humbës dhe se “populli turko-qipriot ka fituar së bashku”.

Presidenti i Qipros, Nikos Hristodulidis, përgëzoi Tufan Erhurmanin dhe e ftoi për rinisjen e negociatave për zgjidhjen e çështjes qipriote.

Turqia dëshiron të tërheqë fuqi punëtore nga shtetet turqisht-folëse

Rexhep Erdogan
Një dekret i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan vendosi një status të ri për përfaqësuesit e komuniteteve me prejardhje turke që jetojnë në Turqi, njoftoi trthaber.com. Ata tashmë nuk do të konsiderohen si “qytetarë të huaj” në lidhje me tregun e punës dhe marrin një sërë lehtësimesh.

Sipas ekspertëve, struktura demografike e Turqisë dhe mungesa e konsiderueshme e fuqisë punëtore në bujqësi dhe blegtori, të kombinuara me përshpejtimin e migrimit nga zonat rurale drejt qyteteve, janë faktorë që forcojnë rëndësinë e ndryshimeve të futura.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Migracionit, që nga viti 2020 numri i të huajve me origjinë turke në Turqi është mbi 1 333 000 persona.

Qyteti malazez Nikshiq do të jetë Kryeqytet Evropian i Kulturës

Nikshiq
Qyteti Nikshiq në Mal të Zi u zgjodh për Kryeqytet Evropian të Kulturës për vitin 2030. Juria e Komisionit Evropian e preferoi atë ndaj qytetit ukrainas Lviv, përcolli BTA. 

Ministrja e kulturës në Mal të Zi, Tamara Vujovic, deklaroi se zgjedhja e Nikshiqit është një njohje e jashtëzakonshme për kulturën malazeze, krijimtarinë dhe vlerat evropiane që qyteti ushqen, por gjithashtu edhe për forcën e komunitetit lokal.

Afër Podgoricës, Nikshiq është një qendër industriale me 60 000 banorë. Vendbanimi lind në shekullin IV si një fortesë romake. Gjatë mesjetës ka mbajtur emrin Onogošt. Zhvillimi i tij i vrullshëm fillon pas vitit 1877, kur iu bashkua Malit të Zi dhe lagjet dalin jashtë mureve të vjetra të kështjellës.

Së bashku me Nikshiqin, Kryeqytete Evropiane të Kulturës do të jenë Leuven në Belgjikë, ndërsa në dhjetor do të zgjidhet edhe kryeqyteti i tretë – midis Larnakës dhe Limasolit në Qipro.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski 

Foto: ecopolitic.ro, Facebbok/ Ivan Anušić, EPA, turkiyetoday.com, vijesti.me

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Ish-Kryeminisri dhe lideri i GERB Bojko Borisov mbi takimin e tij me Trump Jr.: "Një drekë informale nga e cila nuk doli asgjë"

Kreu i partisë më të madhe parlamentare GERB dhe ish-Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov komentoi mbi takimin e tij me Donald Trump Jr., i cili shkaktoi një reagim të gjerë mediatik në vendin tonë: "Takime private me fëmijët e miqve të mi, në një..

botuar më 25-10-08 12.17.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina është nën presion për të shitur avionë luftarakë që do të dërgohen në Ukrainë Greqia vazhdon të refuzojë të ofrojë pajisje ushtarake me teknologji të lartë që të përdoren kundër Rusisë, raportoi nga Greqia korrespondentja e BNR-së, Katja..

botuar më 25-10-04 7.05.PD

“Almanaku Maqedonas” ringjall të vërtetën historike për bullgarët maqedonas

Duhet të mbështetemi mbi të vërtetën historike për të ndërtuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në Universitetin e Sofjes gjatë prezantimit të kopjes fototipike të veprës së çmuar..

botuar më 25-10-03 9.12.PD