Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këshilli Fiskal rekomandon të ndërmerren masa për kursime buxhetore

Foto: BNT

Duke pasur parasysh numrin në rënie të popullsisë në vend, Këshilli Fiskal rekomandon qeverisë të ndërmarrë masa për kursime në Buxhetin 2026. Masat janë: ulja e administratës komunale përmes bashkimit të komunave; optimizimi i numrit të policisë; punonjësit e shtetit dhe policët, si të gjithë qytetarët e tjerë, të fillojnë të paguajnë kontribute personale të sigurimeve sociale.

Si arsyetim për këto masa theksohet se:

  • Pesha e shpenzimeve për personelin është bërë shumë e madhe – 10% e PBB-së;
  • Rritja më e shpejtë e pagave krahasuar me inflacionin stimulojnë konsumimin dhe gjenerojnë më shumë inflacion;
  • Rritja e pagave në sektorin shtetëror detyron punëdhënësit në sektorin privat të rrisin gjithashtu pagat;
  • Rritja prioritare e pagave në disa sektorë krijon ndjesinë e padrejtësisë dhe çon në protesta për paga më të larta edhe në sektorët e tjerë.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BNT



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të ardhurat mesatare të sigurimeve shoqërore arritën në 1882.97 leva (962.25 euro)

Shuma e të ardhurave mesatare të sigurimeve shoqërore për vendin për shtatorin e vitit 2025 është 1882.97 leva (962.25 euro), dhe shuma e të ardhurave mesatare mujore të sigurimeve shoqërore për vendin për periudhën nga 01.10.2024 deri më 30.09.2025..

botuar më 25-11-11 5.56.MD

Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026

Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026. Në mëngjes, të gjithë do të jenë në gjendje të tërheqin kartëmonedha euro. Kjo u njoftua për Radion Kombëtare Bullgare nga Nikolla Bakallov, Drejtor Ekzekutiv i një prej bankave kryesore në..

botuar më 25-11-10 4.03.MD

Përfitimet e papunësisë në Sofje janë mbi pagën minimale

Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..

botuar më 25-11-08 12.35.MD